Subvencionet për bujqësinë, Rrapaj: Më shumë mbështetje për fermerët

rrapajj

Eksportet në vendin tonë kanë shënuar shifra në rritje kohët e fundit për perimet dhe agrumet por shënohet një rënie në produktet e blegorisë, kjo për  shkak të kostos së lartë për prodhim dhe fondeve të pakta. Skemat e subvencioneve kërkojnë shumë punë dhe bashkëpunim midis të gjithë aktorëve për t’i disbursuar ato. Problemet si mungesa e çertifikatave të pronësisë dhe kooperimit pengojnë në përthithjen e këtyre fondeve nga fermerët. Continue reading Subvencionet për bujqësinë, Rrapaj: Më shumë mbështetje për fermerët

Çerrava dhe Voskopi, “mina me sahat” e sigurisë ushqimore. Bashkia dhe Drejtoria e Bujqësisë të dorëzuara përballë situatës së dy tregjeve të kafshëve

Cerrava-696x318

Në hyrje dhe dalje të Korçës, dy tregje të kafshëve të gjalla, çdo të enjte dhe të dielë, mbledhin qindja kafshë nga zonat përreth qytetit Jugperëndimor të Shqipërisë, ku qindra fermerë shesin, blejnë, bëjnë pazare, por pa menduar asgjë më tepër se kaq. Në fakt, fermerët janë më pak të interesuarit përveç tregtisë së tyre, ndërkohë që duhet të jenë të tjera institucionione ato që duhet të garantojnë shërbimin për ta e mbi të gjitha, atë që lidhet me sigurinë ushqimore të konsumatorëve. Continue reading Çerrava dhe Voskopi, “mina me sahat” e sigurisë ushqimore. Bashkia dhe Drejtoria e Bujqësisë të dorëzuara përballë situatës së dy tregjeve të kafshëve

Fermerët shqiptarë reduktojnë prodhimin e grurit, rritet kultivimi i perimeve

korrja-e-grurit-770x439

Pushtimi i tregut vendas nga gruri i importit dhe rënia e çmimit të drithit në tregun ndërkombëtar po i shtyn fermerët e Fierit që t’i largohen gjithnjë e më shumë kultivimit të kësaj kulture.Të dhënat që jep Drejtoria Rajonale e Bujqësisë në qarkun e Fierit tregojnë se për 2017 u mbollën në zonën e Mallakastrës dhe të fierit 1200 hektarë grurë më pak sesa në 2016. Continue reading Fermerët shqiptarë reduktojnë prodhimin e grurit, rritet kultivimi i perimeve

Programi “100 fshatrat”, Rama: Binjakëzim me fshatrat europianë

rama

Në kuadër të programit “100 fshatrat”, Kryeministri Rama zhvilloi një takim me përfaqësuesit europian në vendin tonë, duke i ftuar të bëhen pjesë e këtij programi. Edi Rama hodhi idenë e binjakëzimit të këtyre fshatrave me të tjerë në Europë, duke thënë se kjo do të ishte një ndihmesë e madhe. Rama u shpreh se fshatarët duket ta kuptojnë që nuk janë vetëm. Continue reading Programi “100 fshatrat”, Rama: Binjakëzim me fshatrat europianë

Mifoli, tregu i kafshëve rrezikon të kthehet në burim viktimash ushqimore. Bashkia e Vlorës shmang detyrimet ligjore

Mifoli-696x394

Zona tek Ura e Mifolit në Vlorë, nuk është e njohur vetëm për emrin, për bëmat e ‘97 në këtë vend, apo për numrin e viktimave. Por, edhe si tregu më i madh i kafshëve të gjalla në Vlorë, i cili përsa i përket rrezikshmërisë që përçon të konsumatori, nuk është çudi që të shndërrohet sërish në vend që shkakton viktima të tjera. Pas viteve `90, pranë këmbëve të Urës së Mifolit, banorët e zonave përreth, më pas edhe nga i gjithë rrethi i Vlorës e Fierit, nisën të dalin për të tregtonin kafshët e tyre. Gradualisht, zona poshtë këmbëve të Urës së Mifolit, u shndërrua në një treg të mirefilltë për kafshët e gjalla e s ii tillë njihet edhe sot. Continue reading Mifoli, tregu i kafshëve rrezikon të kthehet në burim viktimash ushqimore. Bashkia e Vlorës shmang detyrimet ligjore

Kryetari i KASH, evidenton propozimet për paketën e re fiskale, problematikat për SHBB-të dhe fondet IPARD

RRAPAJ

Këshilli i Agobiznesit Shqiptar ka nisur punën për të reflektuar ndryshime ligjore në paketën fiskale te vitit të ardhshëm, ku një grup propozimesh do t’i shkojnë qeverisë shqiptare. Të gjithë fermerët që duan të aplikojnë për të përfituar nga fondet e Bashkimit Europian tashmë do të nisin të aplikojnë prej muajtit shtator, por ҫështje për t’u zgjidhur mbeten edhe problematikat që shoqërojnë Shoqëritë e Bashkëpunimit Bujqësor, të ngelura pezull midis qeverisë dhe KASH. Si do të jetë niveli i taksave ndaj fermerëve, gjithashtu si do të vijojnë aplikimet për fondet IPARD? Për këtë kryetari i Këshillit të Agrobiznesit Shqiptar, Agim Rrapaj, i ftuar në TV Scan, ka evidentuar zgjidhjet dhe propozimet e KASH. Ai foli për domosdoshmërië që ka bujqësia shqiptare për kooperim, për ndryshimin e ligjit për SHBB-të, propozimet e KASH për paketën e re fiskale, si edhe për taksat indirekte ndaj fermerëve dhe fondet IPARD. Continue reading Kryetari i KASH, evidenton propozimet për paketën e re fiskale, problematikat për SHBB-të dhe fondet IPARD

Konsolidimi i tokës, instrument bazë i zhvillimit të qëndrueshëm të bujqësisë

kash 1

Ditën e sotme në ambjentet e Hotel Tirana u mbajt konferenca kombëtare “Konsolidimi i tokës si instrument i zhvillimit të qëndrueshëm të bujqësisë”. Qëndra e Studimeve të Burimeve Natyrore në bashkëpunim me bashkinë Fier, Këshillin e Agrobiznesit Shqiptar dhe organizatat partnere FKPKK ishin organizatorët e kësaj konference.  Aty ishte e pranishme zv. ministja e bujqësisë Ermira Gjeci, kryetari i KASH, Agim Rrapaj, profesor dr. Sherif Lushaj (QSK “Natyra”), deputetët Eduard Shalsi dhe Besnik Bare, përfaqësues të botës akademike  si edhe përfaqësues të Bashkisë Fier. Continue reading Konsolidimi i tokës, instrument bazë i zhvillimit të qëndrueshëm të bujqësisë