Mifoli, tregu i kafshëve rrezikon të kthehet në burim viktimash ushqimore. Bashkia e Vlorës shmang detyrimet ligjore

Mifoli-696x394

Zona tek Ura e Mifolit në Vlorë, nuk është e njohur vetëm për emrin, për bëmat e ‘97 në këtë vend, apo për numrin e viktimave. Por, edhe si tregu më i madh i kafshëve të gjalla në Vlorë, i cili përsa i përket rrezikshmërisë që përçon të konsumatori, nuk është çudi që të shndërrohet sërish në vend që shkakton viktima të tjera. Pas viteve `90, pranë këmbëve të Urës së Mifolit, banorët e zonave përreth, më pas edhe nga i gjithë rrethi i Vlorës e Fierit, nisën të dalin për të tregtonin kafshët e tyre. Gradualisht, zona poshtë këmbëve të Urës së Mifolit, u shndërrua në një treg të mirefilltë për kafshët e gjalla e s ii tillë njihet edhe sot. Continue reading Mifoli, tregu i kafshëve rrezikon të kthehet në burim viktimash ushqimore. Bashkia e Vlorës shmang detyrimet ligjore

Kryetari i KASH, evidenton propozimet për paketën e re fiskale, problematikat për SHBB-të dhe fondet IPARD

RRAPAJ

Këshilli i Agobiznesit Shqiptar ka nisur punën për të reflektuar ndryshime ligjore në paketën fiskale te vitit të ardhshëm, ku një grup propozimesh do t’i shkojnë qeverisë shqiptare. Të gjithë fermerët që duan të aplikojnë për të përfituar nga fondet e Bashkimit Europian tashmë do të nisin të aplikojnë prej muajtit shtator, por ҫështje për t’u zgjidhur mbeten edhe problematikat që shoqërojnë Shoqëritë e Bashkëpunimit Bujqësor, të ngelura pezull midis qeverisë dhe KASH. Si do të jetë niveli i taksave ndaj fermerëve, gjithashtu si do të vijojnë aplikimet për fondet IPARD? Për këtë kryetari i Këshillit të Agrobiznesit Shqiptar, Agim Rrapaj, i ftuar në TV Scan, ka evidentuar zgjidhjet dhe propozimet e KASH. Ai foli për domosdoshmërië që ka bujqësia shqiptare për kooperim, për ndryshimin e ligjit për SHBB-të, propozimet e KASH për paketën e re fiskale, si edhe për taksat indirekte ndaj fermerëve dhe fondet IPARD. Continue reading Kryetari i KASH, evidenton propozimet për paketën e re fiskale, problematikat për SHBB-të dhe fondet IPARD