Faza e dytë e skemës kombëtare të subvencioneve për bujqësinë, Rrapaj: Jemi në fazën vendimtare të proçesit, kërkohet sa më shumë përgjegjshmëri dhe transparencë

rrapaj fax

Tashmë jemi në fazën e dytë të skemës kombëtare të subvencionimit për bujqësinë, fazë e cila është cilësuar si më e rëndësishmja dhe vendimtare për të përfituar. Në këtë fazë të gjithë fermerët duhet të kenë një plan biznesi, një dosje të përgatitur e cila do të vlerësohet nga komisionet e përcaktuara. Kryetari i Këshillit Agrobiznesit Shqiptar, Agim Rrapaj, në intervistën e dhënë për Fax News ka theksuar se sa e rëndësishme është që fermerët t’u drejtohen studiove me ekspertë dhe me përvojën e duhur për përgatitjen e planeve të biznesit. Këshilli i Agrobiznesit Shqiptar është angazhuar Continue reading Faza e dytë e skemës kombëtare të subvencioneve për bujqësinë, Rrapaj: Jemi në fazën vendimtare të proçesit, kërkohet sa më shumë përgjegjshmëri dhe transparencë

Qeveria ul taksat për biznesin, lehtësira për agroturizmin dhe bujqësinë

KASAAA

Qeveria ka miratuar një serë ndryshimesh në taksa. Sipas disa projektligjeve, që duhen miratuar në Kuvend, parashikohen lehtësi fiskale në sektorët e agroturizmit dhe bujqësisë. Bizneset me xhiro deri në 14 milionë lekë në vit të paguajnë 5% tatim- fitim. Continue reading Qeveria ul taksat për biznesin, lehtësira për agroturizmin dhe bujqësinë

KASH në Komitetin për Lehtësimin e Tregtisë për rritjen e tregtisë globale dhe konkurueshmërisë

ahmetaj jhjjh

Përfaqësues të Këshillit të Agrobiznesit Shqiptar ishin të pranishëm në Komitetin për Lehtësimin e Tregtisë, organizuar në Tiranë nga Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj. Ky komitet u ngrit vetëm para pak kohësh në funksion të ndryshimeve të kryera në marrëveshjen e njohur si marrëveshja e Marakeshit (themeluar nga OBT) për rritjen e tregtisë globale, duke përshpejtuar lëvizjen dhe zhdoganimin e shpejtë të mallrave duke përfshirë edhe tranzitimin e mallrave. Continue reading KASH në Komitetin për Lehtësimin e Tregtisë për rritjen e tregtisë globale dhe konkurueshmërisë

Rënia e besimit në ekonomi, bizneset: Ndikoi skema e TVSH-së dhe paratë e pista

Ekspertet-3-933x445

Bizneset prodhuese thonë se rënia e besimit në ekonominë shqiptare përgjatë muajve të fundit lidhet me përfshirjen në skemën e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar të biznesit të vogël, e cila ka dhënë efekte zinxhir edhe në biznesin e mesëm dhe të madh. Continue reading Rënia e besimit në ekonomi, bizneset: Ndikoi skema e TVSH-së dhe paratë e pista

Qytetarët i besojnë më shumë AMF-së në zgjidhjen e problematikave të tyre

amf-12

Qytetarët i janë drejtuar gjithnjë e më shumë Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare për zgjidhjen e problematikave të tyre në lidhje me tregjet nën mbikëqyrje. Në 6-mujorin e parë të vitit 2018 u shënua një rritje e numrit të problematikave që konsumatorët i kanë paraqitur AMF-së për zgjidhje. Deri në datën 27.06.2018 në Autoritet janë depozituar 41 ankesa për çështje të ndryshme, mbi 90% e tyre të lidhura me tregun e sigurimeve. Continue reading Qytetarët i besojnë më shumë AMF-së në zgjidhjen e problematikave të tyre

Projekti, nisin reagimet për tregjet e kafshëve. Prefekti i Korçës mbledh institucionet vendore: Task forcë për evidentimin e problemeve.

photo bas

Projekti “Tregjet e kafshëve të gjalla, shkak për cënimin e sigurisë ushqimore”, i mbështetur nga Lëviz Albania, po jep efektet e para dhe reagimet nga pushteti vendor e ai qëndror. Në kuadër të monitorimit të 10 tregjeve të kafshëve të gjalla, ku përfshiheshin dhe ato të Çërravës në Pogradec dhe Voskopit në Korçë, Prefekti i këtij qarku, Dhori Spirollari, ka mbledhur në drejtuesit e instituicioneve vendore, në lidhje me masat që duhen ndërmarrë. Continue reading Projekti, nisin reagimet për tregjet e kafshëve. Prefekti i Korçës mbledh institucionet vendore: Task forcë për evidentimin e problemeve.

Tregu i kafshëve në Qukës, Bashkia Prrenjas e dorëzuar: Dy vjet që kërkojmë ndihmë për ta përmirësuar por s’kemi fonde

qukws

Bashkia Prrenjas është e vetëdishme për kushtet e papërshtatshme të tregut të kafshëve të gjalla në Qukës, por megjithë përpjekjet për ta ndryshuar, e ka të pamundur për arsye financiare. Pakashumë, kjo është përgjigjia që Bashkia e Prrenjasit i ka kthyer kërkesë për informacion në lidhje me mundësinë e ndryshimit të kushteve në Tregun e Qukësit. Continue reading Tregu i kafshëve në Qukës, Bashkia Prrenjas e dorëzuar: Dy vjet që kërkojmë ndihmë për ta përmirësuar por s’kemi fonde

Bashkia përgjigjet për tregun e Cërravës:Nuk plotëson asnjë kusht, veterinerët tanë prezent. Duhet mbyllur, ne nuk ndërhyjmë dot.

Cerrava-696x318

Bashkia e Pogradecit, është bashkia e parë që i është përgjigjur letrës për situatën e tregut të kafshëve të gjalla në Çerravë. Pak ditë pasi në kuadër të projektit “Tregjet e Kafshëve të Gjalla, si shkak për cënimin e sigurisë ushqimore”, të mbështetur nga Lëviz Albania, Kryetari i Bashkisë së Pogradecit, Eduart Kapri, është përgijgur në lidhje me situatën e tregut të Çërravës, i cili ka qenë pjesë e monitorimit për kushtet dhe standardet që ka. Continue reading Bashkia përgjigjet për tregun e Cërravës:Nuk plotëson asnjë kusht, veterinerët tanë prezent. Duhet mbyllur, ne nuk ndërhyjmë dot.

Tregu i Gostimës në Cërrik si në kohën e pushtimit turk. Blegtorët i kërkojnë kushte bashkisë: Ne paguajmë.

cerrik

Vetëm pak kilometër larg qytetit të Cerrikut, poshtë një urë mblidhen çdo ditë të djelë, me qindra blegtorë të të gjithë qarkut Elbasan, por edhe nga rrethe të tjera. Nuk bëjnë trafik, por as nuk luajnë domino, apo nuk e kanë ditë parjesh. Ata nxjerrin aty kafshët e tyre që i kanë për t’i shitur, ndërkohë që dhjetra tjerë të interesuar behin e presin poshtë këmbëve të urës, për të pritur “gjahun” e tyre. Continue reading Tregu i Gostimës në Cërrik si në kohën e pushtimit turk. Blegtorët i kërkojnë kushte bashkisë: Ne paguajmë.

Bashkia e Shkodrës braktis tregun e kafshëve në Stom – Golem, mijëra kokë pa kontroll veterinar dhe pa matrikuj

shk

Mes qindra kafshëve, tek-tuk shihet ndonjë e matrikulluar dhe me certifikatë veterinare. Hyrje-dalje makinash të ngarkuara me kafshë të gjalla, që veç detyrimit për të paguar për çdo kokë, asnjë kontroll tjetër nuk ka mbi to. Bëhet fjalë për tregun e Kafshëve të Gjalla në fshatin Stom-Golem, vetëm 5 kilometër nga qyteti i Shkodrës. Ajo çfarë e bën të konsiderohet treg, është fakti se, është i rrethuar, ka dy balera, njerën të tregut e tjetrën që çmimeve për kokë bagëti që duhet të paguajë çdo fermer apo tregtar që e shfrytëzon atë. Continue reading Bashkia e Shkodrës braktis tregun e kafshëve në Stom – Golem, mijëra kokë pa kontroll veterinar dhe pa matrikuj