Tregu i kafshëve në Qukës, Bashkia Prrenjas e dorëzuar: Dy vjet që kërkojmë ndihmë për ta përmirësuar por s’kemi fonde

qukws

Bashkia Prrenjas është e vetëdishme për kushtet e papërshtatshme të tregut të kafshëve të gjalla në Qukës, por megjithë përpjekjet për ta ndryshuar, e ka të pamundur për arsye financiare. Pakashumë, kjo është përgjigjia që Bashkia e Prrenjasit i ka kthyer kërkesë për informacion në lidhje me mundësinë e ndryshimit të kushteve në Tregun e Qukësit. Continue reading Tregu i kafshëve në Qukës, Bashkia Prrenjas e dorëzuar: Dy vjet që kërkojmë ndihmë për ta përmirësuar por s’kemi fonde

Bashkia përgjigjet për tregun e Cërravës:Nuk plotëson asnjë kusht, veterinerët tanë prezent. Duhet mbyllur, ne nuk ndërhyjmë dot.

Cerrava-696x318

Bashkia e Pogradecit, është bashkia e parë që i është përgjigjur letrës për situatën e tregut të kafshëve të gjalla në Çerravë. Pak ditë pasi në kuadër të projektit “Tregjet e Kafshëve të Gjalla, si shkak për cënimin e sigurisë ushqimore”, të mbështetur nga Lëviz Albania, Kryetari i Bashkisë së Pogradecit, Eduart Kapri, është përgijgur në lidhje me situatën e tregut të Çërravës, i cili ka qenë pjesë e monitorimit për kushtet dhe standardet që ka. Continue reading Bashkia përgjigjet për tregun e Cërravës:Nuk plotëson asnjë kusht, veterinerët tanë prezent. Duhet mbyllur, ne nuk ndërhyjmë dot.

Tregu i Gostimës në Cërrik si në kohën e pushtimit turk. Blegtorët i kërkojnë kushte bashkisë: Ne paguajmë.

cerrik

Vetëm pak kilometër larg qytetit të Cerrikut, poshtë një urë mblidhen çdo ditë të djelë, me qindra blegtorë të të gjithë qarkut Elbasan, por edhe nga rrethe të tjera. Nuk bëjnë trafik, por as nuk luajnë domino, apo nuk e kanë ditë parjesh. Ata nxjerrin aty kafshët e tyre që i kanë për t’i shitur, ndërkohë që dhjetra tjerë të interesuar behin e presin poshtë këmbëve të urës, për të pritur “gjahun” e tyre. Continue reading Tregu i Gostimës në Cërrik si në kohën e pushtimit turk. Blegtorët i kërkojnë kushte bashkisë: Ne paguajmë.

Bashkia e Shkodrës braktis tregun e kafshëve në Stom – Golem, mijëra kokë pa kontroll veterinar dhe pa matrikuj

shk

Mes qindra kafshëve, tek-tuk shihet ndonjë e matrikulluar dhe me certifikatë veterinare. Hyrje-dalje makinash të ngarkuara me kafshë të gjalla, që veç detyrimit për të paguar për çdo kokë, asnjë kontroll tjetër nuk ka mbi to. Bëhet fjalë për tregun e Kafshëve të Gjalla në fshatin Stom-Golem, vetëm 5 kilometër nga qyteti i Shkodrës. Ajo çfarë e bën të konsiderohet treg, është fakti se, është i rrethuar, ka dy balera, njerën të tregut e tjetrën që çmimeve për kokë bagëti që duhet të paguajë çdo fermer apo tregtar që e shfrytëzon atë. Continue reading Bashkia e Shkodrës braktis tregun e kafshëve në Stom – Golem, mijëra kokë pa kontroll veterinar dhe pa matrikuj