Miratohet VKM e re e etiketimit, synon mbrojtjen e konsumatorit

etiketimiiushqimeve

Një vendim i qeverisë shqiptare detyron tashmë Operatorët e Biznesit Ushqimor që të deklarojnë në etiketën e mallrave, vlerat ushqimore dhe alergentët që përmban produkti. Duke filluar që nga ky vit dhe në vazhdim, subjektit i duhet të sigurojë kriteret e përmenduara më lart, pasi viti 2019 do të ndalojë në mënyrë kartegorike mos deklarimin e origjinës së lëndës së parë, duke shmangur kështu të gjitha përpjekjet për abuzime dhe duke garantuar një sistem të mirëfilltë dhe të konsoliduar te gjumueshmërisë, e cila është hallka e parë e zinxhirit për sigurinë e produkteve ushqimore. Continue reading Miratohet VKM e re e etiketimit, synon mbrojtjen e konsumatorit

Agropërpunimi, Krifca: Kërkesa prej 30 mln eurosh drejt finalizimit

agroperpunimi

Drejtoresha e Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor dhe Rural (AZHBR), Frida Krifca gjatë një takimi me investitorë në qytetin e Lezhës për programin e “100 fshatrave”, theksoi se qeveria shqiptare ka në procesim një kërkesë prej 30 mln eurosh për agropërpunimin.Gjatë fjalës së saj, Krifca u shpreh se kërkesa për këtë shumë të konsiderueshme është në prag finalizimi, ku bëhet fjalë për 270 projekte të cilat janë të kreditueshme. Continue reading Agropërpunimi, Krifca: Kërkesa prej 30 mln eurosh drejt finalizimit

Malaj: Bujqësia lufton varfërinë, por nuk ka infrastrukturë

Malaj

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, është shprehur se investimet në bujqësi luftojnë varfërinë. Por, një shqetësim që Malaj ngriti është mungesa e infrastrukturës. ” Është edhe e studiuar që investimet në bujqësi luftojnë varfërinë më shumë se çdo sektor tjetër. Një problem është ai i infrastrukturës, që ne nuk e përmendim. Kostot shtesë që ka fermeri nga gjendja e keqe e infrastrukturës që po të bëhet i shërben edhe bujqësisë edhe arsimit dhe shëndetësisë”. Continue reading Malaj: Bujqësia lufton varfërinë, por nuk ka infrastrukturë

Paradoksi, jemi vendi më bujqësor i Europës, por importues i madh ushqimesh

bujqwsia

Shqipëria është vendi më bujqësor i Europës, por ka peshën më të lartë të ushqimeve të importuara ndaj totalit të importeve. Nga të dhënat e Bankës Botërore për vlerën e shtuar të bujqësisë të shprehur si përqindje të Prodhimit të Brendshëm Bruto, Shqipëria ka përqindjen më të lartë në të gjithë Europën. Bazuar mbi të dhënat e Banka Botërore vlera e shtuar në bujqësi është sa 22.9% e Prodhimit të Brendshëm Bruto të vendit. Pas nesh renditet Moldavia, ku bujqësia së rreth 14% të totalit të ekonomië, apo thuajse 9 pikë më pak se në Shqipëri. Në vend të tretë renditet Ukraina me 13.7%. Continue reading Paradoksi, jemi vendi më bujqësor i Europës, por importues i madh ushqimesh

Në shtator nis shpërndarja e fondit IPARD, 97 milionë euro grant për zonat rurale

peleshi

Nga muaji shtator fermerët do të mund të përfitojnë 97 milionë euro nga fondi IPARD në formë granti, projekt që pritet të zgjasë rreth 3 vjet. Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Niko Peleshi, gjatë një takimi në fshatin Fishtë të Lezhës me sipërmarrës dhe drejtues bankash në kuadër të projektit “100 FSHATRAT – 100 modele zhvillimi të integruar për Rilindjen Rurale”, bëri të ditur se qeveria ka një projekt ambicioz për zhvillimin e zonave rurale dhe kërkoi më shumë vëmendje nga sipërmarrja për t’i dhënë jetë dhe zhvillim këtyre zonave rurale. Continue reading Në shtator nis shpërndarja e fondit IPARD, 97 milionë euro grant për zonat rurale

Komiteti për Lehtësimin e Tregtisë debat për perimet, produktet joshtazore, qumështin dhe prodhimet peshkore

komiteti

Komiteti i Lehtësimit të Tregtisë i mbledhur pak ditë më parë duket se është ndalur në katër problematika kryesore të cilat i bëri publike këtë të premte në një version të përmbledhur Ministria Mbrojtjen e Sipërmarrjes. Në një komunikatë të këtij institucioni zbardhen të paktën katër prej temave që lidhen kryesisht me eksportet shqiptare të perimeve, produkteve joshtazore, qumështit dhe prodhimeve peshkore. Kjo nuk është hera e parë që ky Komitet bën pjesë të axhendës këto tematika ndërkohe që edhe më herët shteti që duket se kemi pasur edhe një lloj ngërçi është Maqedonia. Continue reading Komiteti për Lehtësimin e Tregtisë debat për perimet, produktet joshtazore, qumështin dhe prodhimet peshkore