Pas 28 vitesh funksionimi, investohet për herë të parë në tregun e kafshëve të Rrogozhinës

Pas gati 3 dekadash, që kur Tregu i Kafshëve të Gjalla në Rrogozhinë ka nisur të funksionojë si i tillë, bashkia e këtij qyteti dhe administratori i tregut, kanë nisur investimet. Pak javë më parë, Bashkia e Rrogozhinës ka akorduar një fond prej afro 4.5 milionë lekësh për investime në këtë treg, ndërkohë që ka ndryshuar dhe ditën e oraret e tregtimit të kafshëve në të. Continue reading Pas 28 vitesh funksionimi, investohet për herë të parë në tregun e kafshëve të Rrogozhinës

Çërravë dhe Voskop, institucionet në Pogradec dhe Korçë, ping – pong përgjegjësish, konsumatori në rrezik

Tregjet e kafshëve të gjalla në Çërravë të Pogradecit dhe Voskopit (Turan) në Korçë, dy nga më të mëdhatë në vend dhe në rajonin e Korçës, vazhdojnë të funksionojnë jashtë çdo kontrolli.  Prej degadash, në këto pazare hyjnë e dalin, shiten e blihen bagëti të ndryshme, jashtë çdo standarti tregëtimi të kafshëve të gjalla. Megjithëse në këto kushte të patolerueshme dhe të ngritura si shqetësim edhe më herët, pushteti vendor duket i pafuqishëm për të ndërhyrë. Continue reading Çërravë dhe Voskop, institucionet në Pogradec dhe Korçë, ping – pong përgjegjësish, konsumatori në rrezik

Kushtet e papërshtatshme, Bashkia Cërrik reagon, mbyll tregun e kafshëve në Gostimë

Bashkia e Cërrikut ka mbyllur tregun e kafshëve të gjalla të Gostimës, pjesë e njësisë administrative Mollas. Me urdhër të kryetarit të kësaj bashkie, Z.Altin Toska, ky treg nuk funksionon prej pak javësh. Gjatë monitorimit të kryer ditën e djelë, datë 16 shtator 2018, në kuadër të projektit “Tregjet e kafshëve të gjalla, shkak për cënbimin e sigurisë ushqimore”, të mbështetur nga Lëviz Albania. Continue reading Kushtet e papërshtatshme, Bashkia Cërrik reagon, mbyll tregun e kafshëve në Gostimë

Monitorimi, pas presioneve dhe ndërhyrjes së Bashkisë Vau i Dejës, investime në tregun e Shelqetit

Monitorimi i tregjeve të kafshëve të gjalla, mediatzimimi i situatës së tyre dhe kushtet që nuk plotësojnë e për pasojë, por rrezikojnë shëndetin e konsumatorit, ka bërë që të fillojnë dhe lëvizjet e para. Pak kohë pas mbyllje së dy tregjeve në Peqin dhe Gramsh në muajin korrik, pas mbledhjes së organizuar nga Prefekti i Korçës me kryebashkiakët e qarkut, efekti është shtrirë edhe në Veri e konkretisht në bashkinë Vau i Dejës. Continue reading Monitorimi, pas presioneve dhe ndërhyrjes së Bashkisë Vau i Dejës, investime në tregun e Shelqetit

Tregu i Rrogozhinës po vret shqiptarët, kafshët theren rrugëve në ditën e pazarit

Rrogozhine

Pamjet që do të shikoni në videon e mëposhtme, nuk duan shumë koment. Papërgjegjësia e institucioneve vendore dhe konkretisht në këtë rast, e Bashkisë Rrogozhinë arrijnë kulmin. Tregu i Kafshëve të Gjalla që zhvillohet çdo të shtunë pranë Urës së Rrogozhinës, përveç faktit që nuk plotëson asnjë standard për të garantuar një prej pjesëve të zinxhirit të sigurisë ushqimore, herë-herë kthehet edhe në një “thertore portative ilegale”. Siç e shikoni në këto pamje, gjatë Continue reading Tregu i Rrogozhinës po vret shqiptarët, kafshët theren rrugëve në ditën e pazarit