Pas 28 vitesh funksionimi, investohet për herë të parë në tregun e kafshëve të Rrogozhinës

Pas gati 3 dekadash, që kur Tregu i Kafshëve të Gjalla në Rrogozhinë ka nisur të funksionojë si i tillë, bashkia e këtij qyteti dhe administratori i tregut, kanë nisur investimet. Pak javë më parë, Bashkia e Rrogozhinës ka akorduar një fond prej afro 4.5 milionë lekësh për investime në këtë treg, ndërkohë që ka ndryshuar dhe ditën e oraret e tregtimit të kafshëve në të. Continue reading Pas 28 vitesh funksionimi, investohet për herë të parë në tregun e kafshëve të Rrogozhinës

Çërravë dhe Voskop, institucionet në Pogradec dhe Korçë, ping – pong përgjegjësish, konsumatori në rrezik

Tregjet e kafshëve të gjalla në Çërravë të Pogradecit dhe Voskopit (Turan) në Korçë, dy nga më të mëdhatë në vend dhe në rajonin e Korçës, vazhdojnë të funksionojnë jashtë çdo kontrolli.  Prej degadash, në këto pazare hyjnë e dalin, shiten e blihen bagëti të ndryshme, jashtë çdo standarti tregëtimi të kafshëve të gjalla. Megjithëse në këto kushte të patolerueshme dhe të ngritura si shqetësim edhe më herët, pushteti vendor duket i pafuqishëm për të ndërhyrë. Continue reading Çërravë dhe Voskop, institucionet në Pogradec dhe Korçë, ping – pong përgjegjësish, konsumatori në rrezik