Disbursimi i fondeve IPARD, Rrapaj: Të gjithë duhet të bashkëpunojmë

IPARD 2  është programi më i madh i qeverisë shqiptare dhe Bashkimit Europian në mbështetje të sektorit bujqësor. Duke nisur nga 30 nëntori deri më 30 janar fermerët shqiptar kanë mundësi të aplikojnë. Ndërsa thirrja është hapur  pyetja që shtrohet është nëse do të jenë të aftë fermerët shqiptar dhe agropërpunuesit për  të përfituar nga këto fonde. Për këtë temë, kryetari i Këshillit të Agrobiznesit Shqiptar,Agim Rrapaj, i ftuan në TV Scan ka folur se ҁfarë duhet të përmirësojmë për të rritur mundësitë e disbursimit të fondeve. KASH i ofron mbështetje ҁdo fermeri dhe do të denoncojë ҁdo parregullsi në këtë proҁes. Continue reading Disbursimi i fondeve IPARD, Rrapaj: Të gjithë duhet të bashkëpunojmë

Kultura e munguar e estetikës së kafshëve, nga anestezia e dëmshme tek shërbimi profesional

Në Shqipëri sot nuk është vetëm modë mbajtja e një kafshe shtëpiake, qen apo mace, por është një marredhënie sa e lashtë aq edhe e brishtë që mbart në vetvete një sfidë për njeriun. Mbajtja pastër, trajtimi i qimes dhe kurimi i pamjes së jashtme të kafshës ka të bëjnë me estetikën, por edhe me shëndetin, gjë që në vendin tonë ka munguar ose në shumicën e rasteve kryhet nga veterineri apo persona të paҫrtifikuar për këtë proҫes.  Continue reading Kultura e munguar e estetikës së kafshëve, nga anestezia e dëmshme tek shërbimi profesional

Buxheti i bujqësisë për vitin 2019, Rrapaj: Disa zëra në buxhet duhet të rishikohen

Kryetari i Këshillit të Agrobiznesit Shqiptar, Agim Rrapaj, në një intervistë për Fax News ka komentuar buxhetin e parashikuar nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural për vitin 2019. Në këtë intervistë ai ka folur për të gjithë strukturën e buxhetit, duke vënë në pah anët pozitive dhe mangësitë dhe duke ofruar zgjidhje se si mund të përmirësohet. Buxheti për sigurinë ushqimore dhe mbrojtjen e konsumatorit ka një ulje prej 18%  krahasuar me vitin e shkuar, kjo vjen në një moment kur ky segment duhet të kishte më shumë prioritet.  Continue reading Buxheti i bujqësisë për vitin 2019, Rrapaj: Disa zëra në buxhet duhet të rishikohen

Projekti i mbështetur nga Lëviz Albania, 4 tregje kafshësh të mbyllura, ndërhyrje në 4 të tjera.

Katër tregje kafshësh të gjalla të mbyllura dhe në katër të tjera kanë nisur investimet. Ky është rezultati i projektit “Tregjet e kafshëve të gjalla, shkak për cënimin e sigurisë ushqimore”, të mbështetur nga Lëviz Albania. Ndëra për disa të tjera kanë nisur përgatitjet e strukturave vendore që të ndërhyjnë, por deri tani, ende asgjë s’është bërë. Tregjet Stom Golem në Shkodër, Shelqet në Vaun e Dejës, Milot në bashkinë Kurbin, Librazhdi, Qukësi në Prrenjas, Gostima në bashkinë Cerrik, tregu i Rrogozhinës, Mifoli në Vlorë dhe Çerrava e Voskopi respektivisht në Pogradec dhe Korçë, ishin 10 tregjet e monituara. Continue reading Projekti i mbështetur nga Lëviz Albania, 4 tregje kafshësh të mbyllura, ndërhyrje në 4 të tjera.