Tregu i kafshëve në Qukës, Bashkia Prrenjas e dorëzuar: Dy vjet që kërkojmë ndihmë për ta përmirësuar por s’kemi fonde

qukws

Bashkia Prrenjas është e vetëdishme për kushtet e papërshtatshme të tregut të kafshëve të gjalla në Qukës, por megjithë përpjekjet për ta ndryshuar, e ka të pamundur për arsye financiare. Pakashumë, kjo është përgjigjia që Bashkia e Prrenjasit i ka kthyer kërkesë për informacion në lidhje me mundësinë e ndryshimit të kushteve në Tregun e Qukësit.

Në kuadër të projektit “Monitorimi i Tregjeve të Kafshëve të Gjalla, si shkakpër cënimin e sigurisë ushqimore”, mbështetur nga Lëviz Albania, pas monitorimit të 10 tregjeve më problematike, nga 33 që ka Shqipëria të tilla, iu fërgua dhe nga një letër e hapur kryetarëve të 10 bashkive që kanë nën administrim tregjet në fjalë, Ministrit të Bujqësisë, Drejtorit të AKU-së dhe për dijeni, edhe Kryeministrit të Shqipërisë.

Megjithëse po mbushet një muaj, në lidhje me letrën e cila u vinte në dukje problematikat e konstatuara dhe rrezikun evident për konsumatoritn, kanë reaguar dy bashki. Pas Pogradecit, sot ka mbërritur dhe përgjigjia e Prrenjasit. Në përgjigjen e dërguar, Bashkia Prrenjas shprehet se, ka bërë të gjitha përpjekjet e mundshme për të ndryshuar pamjen e tregut të Qukësit, por deri sot, e ka pasur të pamundur për shkak të mungesës së fondeve. “Nisur nga ky ngerç që na eshtë krijuar, kemi kërkuar mbështetjen e shoqërisë civile, donatorëve dhe të Qeverisë dhe jemi në pritje për të bashkëpunuar, sepse Bashkia Prrenjas nuk mund të investojë në ndërtimin e nje tregu, pasi nuk e mbulon financiarisht. Jemi të vetëdijshëm për kushtet aktuale të tregut, por ne si bashki, që nga marrja e Urdhërit të Kryeministrit dhe deri më sot, kemi berë përpjekje të vazhdueshme për ndërtimin e këtij, tregu pasi mbi të gjitha mbrohet shëndeti i konsumatorëve”, thuhet ndër të tjera në përgjigje.

Ja letra e pllotë e Bashkisë Prrenjas:

Pergjigjia e Bashkisë Prrenjas

Bazuar në kërkësën Tuaj me objekt “Kërkesë për informacion  në lidhje me ndërhyrjen për  ndryshimin  dhe përmirësimin e tregjeve të kafshëve të gjalla”, të mbështetur në ligjin nr.190 dt.18.09.2014 “Për të dretën e informimit  për dokumentat zyrtare neni 3, neni 23 i Kushtetutës  të Republikës së Shqipërisë, neni 10 i konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut ju informojmë:

Bashkia Prrenjas ka të përcaktuar vendodhjen e tregut të kafshëve të gjalla në Njësinë Administrative Qukës dhe është në administrimin tone. Për këtë i kemi dërguar informacion Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit Veterinar në Tiranë, Drejtorisë Rajonale të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Qarkut Elbasan, në përgjigje të  shkresës me nr, Prot, 9518 dt 12.12.2016, “Kërkesë për informacion mbi realizimin e detyrave të dhëna për zbatim nga Kryeministri i Republikës së Shqipërisë”.

Miranda-Rira-696x381

Inspektorët e Mbrojtjes së Konsumatorit, si dhe Teknologjisë Ushqimore kanë dhënë projekt-ide për ndërtimin e tregut të kafshëve të gjalla në Njësinë Administrative Qukës, me studime të hollësishme në raport me qendrat e banuara, me ndihmën e shumë fermerëve dhe familjeve bujqësore, duke ruajtur kondicionet urbane dhe distancën e tregut nga qëndrat e banuara, sipas studimeve urbanistike, si dhe duke respektuar lidhjen e përshtatshme me rrjetin rrugor nacional dhe ndërkombëtar. Me qëllim lehtësimin e qarkulimit rrugor, janë kryer matjet urbane, por tregu nuk është ndërtuar për arsye financiare. Nisur nga ky ngërç që na është krijuar, kemi kërkuar mbështetjen e shoqërisë civile, donatorëve dhe të Qeverisë dhe jemi në pritje për të bashkëpunuar, sepse Bashkia Prrenjas nuk mund të investojë në ndërtimin e një tregu, pasi nuk e mbulon financiarisht. Jemi të vetëdijshëm për kushtet aktuale të tregut, por ne si bashki, që nga marrja e urdhërit të kryeministrit dhe deri më sot, kemi berë përpjekje të vazhdueshme për ndërtimin e këtij tregu, pasi mbi të gjitha mbrohet shëndeti i konsumatorëve.