Projekti, nisin reagimet për tregjet e kafshëve. Prefekti i Korçës mbledh institucionet vendore: Task forcë për evidentimin e problemeve.

photo bas

Projekti “Tregjet e kafshëve të gjalla, shkak për cënimin e sigurisë ushqimore”, i mbështetur nga Lëviz Albania, po jep efektet e para dhe reagimet nga pushteti vendor e ai qëndror. Në kuadër të monitorimit të 10 tregjeve të kafshëve të gjalla, ku përfshiheshin dhe ato të Çërravës në Pogradec dhe Voskopit në Korçë, Prefekti i këtij qarku, Dhori Spirollari, ka mbledhur në drejtuesit e instituicioneve vendore, në lidhje me masat që duhen ndërmarrë.Televizioni Sot7 në Pogradec raporton se, prefekti ka kërkuar që të ndrihet një grup i përbashkët pune për ndjekjen hap pas hapi të problematikave të këtyre tregjeve dhe të fillojë zgjidhja e tyre. Vetë prefekti ka deklaruar se, vetëm Pogradeci ka dy tregje kafshësh, Çëravë dhe Verri, që nuk plotësojnë asnjë kusht për të funksionuar si të tilla, por që duhet dhe mund të futen në rrugën e duhur, për të përmbushur standardet e kërkuara. Në lajmin e Tv SOT7 është përmendur dhe letra që në kuadër të projektit të larpërmendur, i është dërguar bashkive që kanë nën administrim 10 tregjet e monitoruara, si dhe përgjigjia e kthyer nga Bashkia e Pogradecit.

Më poshtë, kronika e plotë televizionit Sot7 në Pogradec:

“Problematikat e tregjeve të gjësë së gjallë në rrethin e Pogradecit dhe ngritja e këtij shqetësimi herë pas here ne media, kanë bërë që Prefekti Dhori Spirollari, të ndërmarrë një takim me drejtues institucionesh në Pogradec, per t’i dhënë zgjidhje kësaj problematike. Spirollari ka kërkuar nga insitucionet ngritjen e nje grupi pune, i cili do të bëjë të mundur ndjekjen hap pas hapi të këtyre problematikave. Ndërsa puna e parë do të nisë me përcaktimin e të gjitha problemeve që duhen zgjidhur të paktën në tregun e Çërravës. Por nga ana tjeter, në njëdeklarate me shkrim që kryebashkiaku Kapri ka dhënë për disa media, është shprehur se ky treg duhet mbyllur. Kapri pranon situatën e rëndë të këtij tregu, por siç shpjegon ai, Bashkia Pogradec e ka të pamundur të ndërhyjë më tej, “pasi është pronë private”. Kapri, në letrën e tij shprehet se, Bashkia Pogradec ka tentuar të gjejë hapsirën e krijimit të një tregu të ri, por kjo ka qenë e pamundur deri tani, ndërkohë që pranohet fakti, se ky treg nuk plotëson standardet, përveç atij të largësisë nga qendrat e banuara, ndërsa konstatohen kafshë që lëvizin pa certifikata veterinare.

Por prefekti Spirollari nuk është i këtij mendimi. Ai thotë se Pogradeci duhet të ketë tregun e vet.

Aktualisht Pogradeci ka dy trege kafshësh në Çërravë dhe Verri, por nëse tregu në Verri nuk plotëson asnjë kusht, tregu i Çërravës mund të futet në rrugën e duhur dhe standardet që kërkohen”.