Malaj: Bujqësia lufton varfërinë, por nuk ka infrastrukturë

Malaj

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, është shprehur se investimet në bujqësi luftojnë varfërinë. Por, një shqetësim që Malaj ngriti është mungesa e infrastrukturës. ” Është edhe e studiuar që investimet në bujqësi luftojnë varfërinë më shumë se çdo sektor tjetër. Një problem është ai i infrastrukturës, që ne nuk e përmendim. Kostot shtesë që ka fermeri nga gjendja e keqe e infrastrukturës që po të bëhet i shërben edhe bujqësisë edhe arsimit dhe shëndetësisë”.Ai vijoi: “Ne do të synojmë të bëjmë investime, psh investimi në vaditje është i shtrenjtë dhe i rëndë për tu mbajtur. Në momentin që nuk ekziston rruga, ky investim nuk ta jep produktin, kështu që krijimi i një liste prioritare është jashtëzakonisht i rëndësishëm. E dyta ne nuk mund ta ndryshojmë strukturën kulturave, atë e përcakton tregu. Por ne ama e dimë shumë mirë që pa një industri grumbulluese të shesës kur tregu ka uri, jo kur ti do ta shesës patjetër sepse nuk ke ku ta shesës dhe procesi i vlerës së shtuar në bujqësi agro përpunimi është e pamundur që ne të jemi optimist. Kështu që nëse qeveria do t’i orientojë fermerët drejt proceseve agro përpunuese që cikli të jetë cikël i mbyllur.