Monitorimi, pas presioneve dhe ndërhyrjes së Bashkisë Vau i Dejës, investime në tregun e Shelqetit

Monitorimi i tregjeve të kafshëve të gjalla, mediatzimimi i situatës së tyre dhe kushtet që nuk plotësojnë e për pasojë, por rrezikojnë shëndetin e konsumatorit, ka bërë që të fillojnë dhe lëvizjet e para. Pak kohë pas mbyllje së dy tregjeve në Peqin dhe Gramsh në muajin korrik, pas mbledhjes së organizuar nga Prefekti i Korçës me kryebashkiakët e qarkut, efekti është shtrirë edhe në Veri e konkretisht në bashkinë Vau i Dejës. Në kuadër të projektit “Monitorimi i Kafshëve të Gjalla, si shkak për cënimin e sigurisë ushqimore”, i mbështetur nga Lëviz Albania, ka monitoruar edhe tregun e Shelqetit, pjesë e Bashkisë Vau i Dejës. Monitorimi i parë është kryer në muajin prill 2018 dhe i dyti më 9 shtator 2018. Pas publikimeve të kronikave televizive, ngritjes së shqetësimit përsituatën aty, Bashkia e Vaut të Dejës, duket se e ka marrë seriozisht.

Nga verifikimi në terren i situatës, administrator i tregut të Shelqetit, i njohur ndryshe dhe si Treu i Bushatit dhe që i shërben një zonë mjaft të gjerë, ka bërë disa investime, ndërkohë që rregullat duket se janë dhe më rigoroze. Nëse gjatë monitorimit të parë, mjeku veteriner nuk ndodhej në treg, në atë të fundit, tregu kishte dy të tillë, veterinerin zyrtar të Bashkisë Vau i Dejës dhe veterinerin e kontraktuar nga vetë tregu. Po ashtu, një mur ndarës i investuar nga administratorët e tregut, porta ndarëse ku nuk lejohen të futen të tjera, gropa e dezinfektimit të gomave të makinave apo njerëzve në hyrje-daljet e tregut. Veterineri zyrtar i Bashkisë Vau i Dejës, Agim Aliaj tha se, ky treg tashmë është i ndarë nga inversititori, janë krijuar ambientet e tregtarëve me apo makina dhe asnjë automjet nuk dutet nëse nuk la lejen e transportit të kafshëve. Ndërkohë që kontroll rigoroz iu bëhet dhe vertifikatave veterinare të kafshëve.

Edhe vetë administratorët e Tregut të Shelqetit, jashtë kamerave na treguan se, presioni i Bashkisë Vau i Dejës, i ka deturuar ata që të ndërhyjnë sadopak. Megjithëse ndihen në vështirësi financiare, muajt e fundit kanë ndërhyrë në disa pjesë më emergjente të tregut. Ata pohojnë se, veç veterinerit të Bashkisë, kanë kontraktuar dhe një veteriner prinat, ndërkohë që veterinerët e Drejtorisë së Bujqësisë në Shkodër e monitorojnë atë çdo muaj.

Ne takuam dhe kryetarin e Bashkisë Vau i Dejës, Z. Zef Hila, i cili na spjegoi se, Bashkia Vau Dejës i ka kushtuar një vëmendje të veçantë çështjes se tregjeve. Sipas tij, janë hartuar disa projekte për të gjetur forma të financimit, në mënyrë që kushtet e tregjeve që operojne në territorin e Bashkisë Vau Dejës të ndryshojnë.

 

 

 

 

 

Ndërkohë, zyra e shtypit e kësaj bashkie, bëri të ditur se, “një nga pikat më problematike të tregtimit është tregu i Shelqetit. “Herë pas here, inspektoret e Drejtorise se Bujqesise në Bashkine Vau Dejës kanë bërë kontrolle për të garantuar sigurinë e kushteve të tregtimit të gjësë së gjallë. “Janë ndërmarrë edhe masa disiplinore për administratuesit e këtij tregu. Madje,  ky treg është mbyllur para 2 vitesh, me kërkesë të Bashkisë Vau Dejës, për shkak të kushteve, të cilat nuk plotësoheshin dhe rrezikonin jetën e qytetarëve. Pas presionit të bërë nga ana jonë, por edhe ndihmës financiare që është bërë nga donatorë, ne kemi ndërhyrë në këtë treg, por edhe vete administratori ka bërë disa ndërhyrje për të përmirësuar shërbimin. Duam të theksojmë se, ka një përmirësim të ndjeshem sa i takon kushteve të higjienes, ndërkohë qe ne vijojme kontrollet në mënyrë që të mos ketë abuzime dhe rrezik për konsumatoret”, bën të ditur zyra për shtyp e Bashkisë Vau Dejës, e cila thekson gjithashtu se, “megjithatë kemi gati projektet dhe vijojmë të kërkojmë donatorë për të gjetur financime për ndërtimin e një tregu sipas standardeve europiane”.

Tregu i Shelqetit, zonë administrative e Vaut të Dejës dhe fare pranë Bushatit, është një treg që funksionon si i tillë që prej shumë degadash. Megjithëse investimet e fundit të sipërmarrësit, rpblematikat janë të shumta, ndërkohë që mungon sistemi RUDA, sistemi i regjistrimit të hyrje-daljes së kafshëve, sipas certifikatave veterinare. Ky treg është inspektuar dhe në monitoruar dhe në prill të këtij viti. Në atë kohë, veterineri nuk shihej në treg, ndërsa nuk ishte e ndarë zona e tregtimit të kafshëve nga pjesa e tregut, etj.