Kushtet e papërshtatshme, Bashkia Cërrik reagon, mbyll tregun e kafshëve në Gostimë

Bashkia e Cërrikut ka mbyllur tregun e kafshëve të gjalla të Gostimës, pjesë e njësisë administrative Mollas. Me urdhër të kryetarit të kësaj bashkie, Z.Altin Toska, ky treg nuk funksionon prej pak javësh. Gjatë monitorimit të kryer ditën e djelë, datë 16 shtator 2018, në kuadër të projektit “Tregjet e kafshëve të gjalla, shkak për cënbimin e sigurisë ushqimore”, të mbështetur nga Lëviz Albania.Tregu i Gostimës, ashtu si dhe tregjet tjerra në kafshëve të gjalla, ishte në kushte që nuk plotësonin standardet ligjore të funksionimit të një tregu që garanton shëndetin e kafshëve e për pasojë edhe të njeriut, konsumatorit.

Por, me urdhër të Kryebashkiakut Toska, ky treg është mbyllur. Veterinerët e Bashkisë Cërrik, të mbështetur dhe nga Policia Bashkiake, prej disa të djelash nuk lejojnë asnjë kafshë të futet në këtë këtë treg, ndërkohë që janë njoftuar dhe fermerët apo tregtarët, që nuk do të lejohet më tregtimi i kafshëve të gjalla në atë vend, por secili prej tyre mund t’i drejtohet tregjeve të tjera, siç është ai i Mengelit në Elbasan.

Në muajin qershor, gjatë monitorimit të parë në këtë treg, dhjetra kafshë lëviznin pa matrikuj e certifikata veterinare, sisoemi RUDA, ashtu si dhe në tregjet tjera nuk ekziston, ndërkohë që blegorët ankoheshin për kushtet, ndërsa e paguanin biletën e hyrjes aty. Rreth 3 muaj më pas, në kushtet kur asnjë sipërmarrës provat nuk ka shprehur interesin për të investuar në atë treg, që ta kthejë atë me standardet e duhura e që garantojnë edhe sigurinë ushqimore të konsumatorit dhe vetë Bashkia e Cërrikut e ka të pamundur financiarisht të ndërtojë një treg të mirëfilltë, Kryetari Altin Toska ka urdhëruar mbylljen e tij. Ndërkaq, Nezir Gjoni, Shefi i Shërbimit Veterinar në Bashkinë Cërrik, tha se, ky treg u mbyll pasi nuk plotësontë kushtet, ndërkohë që institucioni i qeverisjes lokale e kishte ngritjen e një të tilli me kushte e standarde. Ndërkohë që sipas tij, Bashkia Cërrik pret fondet për ngritjen e një tregu që plotëson parametrat ligjorë.