Projekti i mbështetur nga Lëviz Albania, 4 tregje kafshësh të mbyllura, ndërhyrje në 4 të tjera.

Katër tregje kafshësh të gjalla të mbyllura dhe në katër të tjera kanë nisur investimet. Ky është rezultati i projektit “Tregjet e kafshëve të gjalla, shkak për cënimin e sigurisë ushqimore”, të mbështetur nga Lëviz Albania. Ndëra për disa të tjera kanë nisur përgatitjet e strukturave vendore që të ndërhyjnë, por deri tani, ende asgjë s’është bërë. Tregjet Stom Golem në Shkodër, Shelqet në Vaun e Dejës, Milot në bashkinë Kurbin, Librazhdi, Qukësi në Prrenjas, Gostima në bashkinë Cerrik, tregu i Rrogozhinës, Mifoli në Vlorë dhe Çerrava e Voskopi respektivisht në Pogradec dhe Korçë, ishin 10 tregjet e monituara.

Në sajë të një pune 9-mujore, minitorimeve me kamera dhe me ekspertë, takimeve dhe letrave dërguar pushtetit vendor e qëndror për kushtet e paligjshme dhe pavaforshme të funksionimit të këtyre tregjeve, duke rrezikuar në këtë mënyrë shëndetin e kafshëve dhe të konsumatorëve, në shumë raste, përpjekjet nuk kanë shkuar në vesh të shurdhër.

 

 

 

 

 

 

 

Në kuadër të projektit, u monitoruan 10 tregje, nga më të mëdhatë në vend (33 ka e gjithë Shqipëria), për të cilat u ngrit masivisht, veçanërisht në media, shqetësimi për situatën në të cilën ndodheshin. Ekspertët Edi Fero, Agim Rrapaj dhe Enida Shena, lëshuan alarmin, për kushtet e këtyre tregjeve: Nuk plotësojnë asnjë kusht. As higjeno-sanitaret, as ato të tregtimit të kafshëve, nuk funksionon sistemi RUDA (Regjistrimi elektronik i lëvizjes së kafshëve), në këto tregje mungojnë veterinerët zyrtar të bashkive, si dhe kafshët lëvizin të pashoqëruara më matrikuj e certifikata veterinare. Në mediat lokale dhe qëndrore, vetëm gjatë gjysmës së patrë të projektit, televizione, gazeta, portale u publikuan 71 kronika e shkrime, të cilat ndrinin shqetësimin. Veç këtyre, një dokumentar dhe një emision enkas për këtë çështje u organizuan në një television informativ, ku merrnin pjesë ekspertë dhe aktorë të çështjes së tregtimit të bagëtive dhe ekspertë që e njohin situatën e rrezikun që paraqitet prej saj.

Ndërkaq, në kuadër të të njëjtit projekt, iu dërgua një letër e hapur, ku iu paraqitej situate e rëndë e tregjeve, si dhe iu shtroheshin disa pyetje, 10 kryetarëve të bashkive ku u monitoruan këto tregje, Ministrit të Bujqësisë dhe Krytarit të Qeverisë dhe Drejtorit të AKU-së.

Ndërkohë që çështja u bë mediatike, shumë emisione investigative, apo kronika lajmësh mbështetën projektin me pasqyrimin e situatës së rrezikshme në këto tregje, nisën dhe lëvizjet e para. Bashkitë, por edhe kontraktuesit e tyre që administrojnë këto tregje, si dhe strukturat vendore të Ministrisë së Bujqësisë, filluan të marrin masa. Na kuadër të alarmit SOS të lëshuar, Drejtoria e Bujqësisë në Elbasan mbylli për shkak të mungesë së kushteve për të funksionuar si të tilla, tregjet Gramsh dhe Peqin. Edhe pse këto tregje nuk ishin pjesë e monitorimit, Drejtoria në fjalë i mbylli ato, pasi impakti social ishte më i vogël. Menjëhrë ka reaguar dhe Bashkia Cërrik, e cila me urdhër të kryetarit Toska, mbylli tregun e Gostimës, ndërsa të njëjtën rrugë ndoqi edhe Librazhdi, duke e çuar në 4 numrin e tregjeve të kafshëvë të gjalla, që mbyllen pas alarmit në ngritur nga projekti në fjalë.

Ndërkohë, masat e bashkive dhe të kontraktorëve të këtyre tregjeve, edhe pse të vogla, janë domethënëse, pasi është hera e paqë që ndërhyhet, edhe pse Kryeministri dhe Ministrat e Bujqësisë iu kanë bërë shumë herë thirrje kryebashkiakëve dhe administratorëve pëer të përmirësuar kushtet.

Kështu, pas 28 vjetësh, kanë nisur investimegt e para në tregun e Rrogozhinës, një nga më problematikët dhe më të rrezikshmit në vend. Administratori dhe Bashkia kanë nisur shtrimin e çakullit dhe pritet asfaltimi, kanë bër ndarjen e disa zonave të tregtimit, kanë vendosur një portë hyrëse dhe nuk lejojnë hyrjen e kafshëve pa matrikuj. Ndërsa është afruar linja e energjisë elektrike, me qëllim që tregu të funksionojnë dhe natën. Megjithatë, situate vazhdon të jetë problematike në këtë treg, përreth zonës që administrohet nga private, pasi shumë fermerë tregtojnë aty bagëtitë, të tjerë therin kafshë etj.

Në Shelqet të Bashkisë Bau i Dejës dhe Stom Golem të Shkodrës, administratorët e tregjeve kanë kryer disa investime modeste, ndërkohë që ankohen për bashkinë Shkodër, e cila sipas tyre nuk u jep asnjë ndihmë.

Tregu i Mifolit, javët e fundit, ka njohur policë bashkiakë dhe veteriner të pushtetit vendor sa nuk i ka parë ndonjëherë. Pas insistimit në kuadër të projektit, Bashkia Vlorë ka dërguar aty Shërbimin Veterinar dhe Policinë Bashkiake, me qëllim që të mos lejojnë hyrje-daljet e kafshëve ma matrikuj e certifgikata veterinare. Ndërkohë, është bërë e ditur se, në po bëhet gati një treg i ri jolarg qytetit të Vlorës.

Tri trgejet më problematike janë Qukësi në Prrenjas, Çerava në Pogradec dhe Voskopi në Korçë. Në asnjërin prej tyre nuk ka pasur asnjë ndërhyrje, ndërrkohë që kryetarët e bashkive ngrenë supet, për pamundësi funanciare në krijimin e tregjeve të reja, por nuk marrin masa as për ekzistueset. Megjithatë, Prefekti i Qarkut Korçës, ka mbledhur disa herë drejtuesit e pushtetit vendor dhe Shërbimit Veterinar, me qëllim që të gjendet një zgjidhje për këtë situatë, e cila edhe sot është e njëjta.

Në nëntor të vitit 2016, kryeministri Rama bëri “për ujë të ftohtë: kryetarët e bashkive, gjatë një takimi me ta, për kushtet e tregjeve të kafshëve të gjalla. Foli ashpër dhe la ultimatum. AKU kishte gjobitur më parë kryetrarët e bashkive për këto tregje. Shërbimi Veterinar në Ministrinë e Bujqësisë kishte bërë disa tentative për të ndryshuar kushtet e tregjeve. Rezultati ishte “zero”. Siç është konstatuar dhe gjatë monitorimit të parë.

Por, duket se ngritja masivisht e shqetësimit, bërja publike në media me të paktën 153 kronika lajmesh televizive, shkrime ne gazeta e portale dhe emisione televizive, ka bërë që sot pas 9 muajsh nga fillimi i zbatimit të projektit tregjet ë kafshëve të gjalla, shkak për cënimin e sigurisë ushqimore”, mbështetur nga Lëviz Albania, të kemi 4 tregje kafshësh të mbyllura, në 4 të ketë ndërhyrje dhe 4 të tjera presin…!