Buxheti i bujqësisë për vitin 2019, Rrapaj: Disa zëra në buxhet duhet të rishikohen

Kryetari i Këshillit të Agrobiznesit Shqiptar, Agim Rrapaj, në një intervistë për Fax News ka komentuar buxhetin e parashikuar nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural për vitin 2019. Në këtë intervistë ai ka folur për të gjithë strukturën e buxhetit, duke vënë në pah anët pozitive dhe mangësitë dhe duke ofruar zgjidhje se si mund të përmirësohet. Buxheti për sigurinë ushqimore dhe mbrojtjen e konsumatorit ka një ulje prej 18%  krahasuar me vitin e shkuar, kjo vjen në një moment kur ky segment duhet të kishte më shumë prioritet.  Zoti Rrapaj foli edhe për domosdoshmërinë e uljes së TVSH-së për produktet blegtorale dhe nevojën e laboratorëve për ҫerifikimin dhe mbrojtjen e produkteve vendase. Në lidhje me fondet IPARD, Këshilli i Agrobiznesit Shqiptar do të këmbëngulë për një proҫes sa më objektiv dhe transparent.

z. Rrapaj kemi një buxhet të shkurtuar në bujqësi në krahasim me vitin e kaluar, cili është efekti i përgjithshëm që pritet të ketë?

Mund të themi se nuk ka një ndryshim shumë të madh në krahasim me vitin e shkuar, janë 91 milion lekë më pak sesa në vitin 2018. Po ta shohim në strukturë, ka disa ndryshime që do ishte mirë të rregulloheshin, pasi do të ndikonin negativisht në proҫes, sidomos kur buxheti vepron si një zinxhir i tërë. Janë disa zëra që duhen riparë pasi kanë më shumë efekt sesa vlera e buxhetit që është shkurtuar, disa zëra në disa segmente të caktuara. Na rezulton që në buxhet ka më pak shpenzime operative, mbeten të njëjta shpenzimet për pagat, në të  nëjtën kohë mbetet e njëjtë skema 2.6 milion që ka qënë në vitin 2018, ulen investimet e brendshme me 11% më pak dhe ka një rritje të investimeve të huaja si rezultat i IPARD-it me 15 % sesa këtë vit. Kjo është panorama e përgjithshme. Ka një reduktim të shpenzimeve të AZHBR-së me 100 milion lekë, ky është një shkurtim i pajustifikuar pasi AZHBR-ja ka një  ngarkesë mjaft të madhe këtë vit dhe këkon më shumë mbështetje buxhetore. Vëmë re se buxheti për sigurinë ushqimore dhe mbrojtjen e konsumatorit ka një ulje prej 18% në kahasim me vitin e kaluar.  Natyrisht  kjo nuk është një qasje e duhur, pasi siguria ushqimore dhe mbrojtja e konsumatorit do të ulen patjetër nga pikëpamja e efektivitetit. Tek kullimi dhe ujitja kemi një shtesë prej 2%, por kjo është e pamjaftueshme, përsa i përket nevojave dhe problematikave që ne kemi. Programi për mbështetjen e peshkimit ka një mbështetje 22% më shumë dhe kjo është mjaft pozitive si edhe mbështetja për informacionin bujqësor.  Pra, kemi rritje në pak zëra të cilat nuk ndikojnë në rritjen e të gjithë zinxhirit. Është e domosdoshmë që buxheti  të bëj këto korigjime të nevojshme dhe krahasuar me atë ҫfarë jep bujqësia, agroindustria, në prodhimin e përgjithshëm bruto, ne mbetemi në të njëjtat nivele. Ne si KASH do të këmbëngulim që bujqësia të ketë në pasqyrën e buxhetit më shumë fonde sesa kontributi i saj në prodhimin e përgjithshëm bruto. Kemi një qasje me fondet e huaja, pavarësisht se s’jemi në kohën e gjykimit për përthitjen e këtye fondeve, gjithsesi kjo mbetet problematika më e madhe. Asnjëherë buxheti i panifikuar nuk është trealizuar 100%.

 Sa do të jetë efekti i lehtësirave fiskale që janë bërë këtë vit dhe si do të ndikojnë?

Natyrisht që në buxhet ndikon drejtëpërdrejtë edhe paketa fiskale. Tani po diskutohet dhe kërkohet që meqë buxheti nuk u rrit më shumë në vlerë absolute, por u ul në shifra totale, po mendohet që të propozohet reduktimi i paketës fiskale, kryesisht TVSH-së. TVSH-ja është një pagesë që rëndon mbi konsumatorin, duhet të krijojmë mundësi të lehtësojmë disa proҫedura që kanë të bëjnë me TVSH-në, konkretisht për imputet. Kjo është një kërkesë e jona prej shumë kohësh, pasi edhe në rajon inputet kanë një TVSH të diferencuar. Në rajon karburanti ka një sistem tarifor të diferencuar, nuk ka akcizë apo taksa të tjera suplementare që ne kemi vendosur. Atë ҫfarë nuk arritëm me buxhetin, ta kërkojmë për ta arritur përmes këtyre elementëve të  tjerë. Kemi gjetur mirëkuptimin e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural për këtë ҫështje, edhe Komisioni Parlamentar i Ekonomisë dhe Financës është shprehur pozitivisht. Ka ardhur koha që ne të realizojmë këtë kërkesë të domosdoshme për uljen e tarifave, kryesisht TVSH-në për inputet bujqësore.  Inputet janë ndër elementët kyҫ që importohen përsa i përket kostos dhe janë të gjitha në import, si karburanti, pesticidet, farërat dhe fidanët apo vajrat lubrifikant.  Duke menduar dhe uljen e investimeve nga pikëpamja organizative unë e quaj të pavend mosmarrjen parasysh të një fondi për regjistrin e fermës, të cilën ne e kemi kërkuar prej kohësh. Edhe këtë vit nuk është parashikuar një fond në buxhet, njëkohësisht një element që doja të theksoja është TVSH-ja në lidhje me blegtorinë. Ne vazhdojmë të rëndojmë me TVSH shërbimin veterinar dhe nuk rëndojmë me TVSH importin e medikamenteve për blegtorinë. Pra, kemi një mospërputhje. Shërbimin human e kemi pa TVSH, edhe importin e medikamenteve veterinre pa TVSH, ndërsa shërbimin e veterinarisë e kemi me TVSH. Por, shërbimi i veterinarisë është mjaft i rëndësishëm dhe në këto kushte bëhet jo efiҫent. Shumë ferma për shkak të sëmundjeve si pasojë e mosvaksinimit kanë mbyllur aktivitetin e tyre.  Nëse kemi një rritje të përdorimit të antbiotikëve kemi një ulje të shërbimit veterinar përsa i përket vaksinimit dhe parandalimit të këtye sëmundjeve.

Ka pasur një sugjerim për arritjen e vlerës zero të TVSH-së tek imputet bujqësore. Si do të ndikonte dhe a është një rrezik për futjen e pesticideve në masë shumë të madhe apo do ta formalizonte si treg?

Nivelet e ulëta të taksimit dhe futja e tyre pa TVSH, bën që formalizimi të jetë më i lehtë. Nuk është vetëm TVSH-ja që ndikon në informalitet, pasi ata që fusin pesticidet kanë shumë arsye të tjera. Arseja e parë është  futja e  pesticideve të paregjistruara, pa cilësinë e duhur, këto pesticide mund të jenë edhe te skaduara apo që i fusin pa doganë, pa TVSH. Nëse do kontrollohen dhe do dënohen ata që përdorin pesticide jashtë sistemit të kontrolluar, natyrisht nuk mund të themi që këtë e parandalon TVSH-ja,  por kontrolli që duhet bërë.

Çfarë është bërë deri tani për të mbrojtur produktet vendase dhe nxitur ato “Made in Albania”?

Tek siguria ushqimore dhe mbrojtja e konsumatorit janë një sërë problemesh që kërkojnë zgjidhje. Kemi produkte shumë të mira por kemi disa probleme që janë të lidhura ngushtë me laboratorët. Ne nuk kemi laboratorë, këtu duhen shtuar investimet pasi problem kyҫ është ҫertifikimi dhe pa laboratorë nuk kemi ҫertifikim, nuk kemi kontroll apo parandalim. Në të njëjtën kohë, pa laboratorë nuk kemi mbrojtje dhe transparencë përsa i përket eksportit. Duke mos pasur laboratorë, në konfliktet që mund të lindin ne jemi të disavantazhuar pasi analizat për produktet tona, merren vetëm nga laboratorët e huaj.  Laborartori mbetet elementi kyҫ i procesit. Në qoftë se ne duam që në një konflikt të gjendet e vërteta, që konsumatori të marrë produkte të garantuara, produkti të marrë vlerën e duhur në treg dhe të shitet me ҫmimin e duhur ne patjetër duhet të kemi laboratorë. Mungesa e planifikimit në buxhet për ҫështjen e laboratorëve është një mangësi shumë e madhe, parlamenti duhet ta marri patjetër parasysh ose ne të gjejmë zgjidhje alternative, pasi kjo është domosdoshmëri.

Në lidhje me kanalet kulluese, si do të menxhohet këtë vit ҫështja e reshjeve?

Nuk mund të parashikojmë se ҫfarë do ndodhë, por duke analizuar ato që kanë ndodhur mund të themi që nuk mund të përballojmë me fondet e buxhetit përmbytjet apo kushtet e vështira siҫ janë ngricat apo thatësirat. Është e domosdoshme që ne të ndikojmë pozitivisht në projektet e reja dhe shtimin e financimit nga donatorët, disbursimin e fondeve. Kemi fonde nga Banka Botërore për të cilat duhet të punojmë për t’i disbursuar 100% dhe të kërkojmë shtesë të këtyre fondeve. Kemi mundësi që të fusim shoqëritë e sigurimit në këtë proҫes. Zgjidhjet nuk mund të vijnë vetëm nga buxheti. Nuk mund të gënjejmë veten që duke shtuar disa fonde në buxhet do t’i japim zgjidhje problemit. Problemet janë kaq të mëdha sa janë të papërballueshme. Këtu nuk flasi si kryetar i KASH-it, por si ekonomist, si njohës i buxhetit dhe e di se si mund ta përballojmë këtë proҫes. Përballohet me një bashkëpunim të fortë me donatorët të cilët kanë potenciale të mëdha, mbrojtjes nga erozioni, nga shirat, ngricat dhe masat që duhen marrë kundër zjarrit. Nëse ne nuk fokusohemi tek donatorët, tek shoqëritë e sigurimit, ne nuk do të kemi rezultat. Buxheti ka fonde të limituara dhe një poҫedurë që nuk është aq e lehtë për t’i disbursuar këto fonde.

A do të kemi këtë vit më shumë mundësi për të disbursuar këto fonde?

Jemi të detyruar që të disbursojmë më shumë, duhet të angazhohemi të gjithë që të plotësojmë mangësitë e krijuara nga buxheti. Ne kemi fonde pavarësisht që në buxhet janë të limituara. Problem këtu mbetet disbursimi, kërkon profesionalizëm nga ata që angazhohen në këtë fushë dhe luftë pa kompromos me të korruptuarit. Nëse do kopjojmë praktikën e deritanishme dhe nuk do t’i vendosim fre fenomeneve negative pritshmëritë janë të pakta. IPARD-i nuk është hapur, kjo nuk është ҫështje e biznesit privat, por ҫështje e mangësive në sektorin publik. Ka shumë subjekte që kanë bërë projektet, por që tashmë do përballen me interpretimet. Ka shumë interpretime, por ne do t’u përmbahemi atyre që ҫfarë kanë shkruar, të gjitha interpretimet që pengojnë disbursimin do të përballen me kundërshtimin tonë të pakompromis, në media, në dyert e gjykatës apo në administratë, në mënyrë të tillë që t’i disbursojmë këto fonde. Me këtë këmbëngulje jo se do i bëjmë nder dikujt, por do të lehtësojmë proҫesin e prodhimit të ushqimit në Shqipëri, koston  e prodhimit, në mënyrë që ne të ushqehemi si gjithë të tjerët dhe turistët të konsumojnë  produkte tradicionale dhe natyale shqiptare.