Disbursimi i fondeve IPARD, Rrapaj: Të gjithë duhet të bashkëpunojmë

IPARD 2  është programi më i madh i qeverisë shqiptare dhe Bashkimit Europian në mbështetje të sektorit bujqësor. Duke nisur nga 30 nëntori deri më 30 janar fermerët shqiptar kanë mundësi të aplikojnë. Ndërsa thirrja është hapur  pyetja që shtrohet është nëse do të jenë të aftë fermerët shqiptar dhe agropërpunuesit për  të përfituar nga këto fonde. Për këtë temë, kryetari i Këshillit të Agrobiznesit Shqiptar,Agim Rrapaj, i ftuan në TV Scan ka folur se ҁfarë duhet të përmirësojmë për të rritur mundësitë e disbursimit të fondeve. KASH i ofron mbështetje ҁdo fermeri dhe do të denoncojë ҁdo parregullsi në këtë proҁes.

Z. Rrapaj, si e shihni proҁesin e disbursimit të fondeve IPARD?

Tashmë është hapur një sfidë edhe për sektorin privat. Ka qënë një sfidë e sektorit shtetëror por tashmë është një sfidë e përbashkët.  Përgjegjësia është e barabartë, sektori privat duhet të angazhohet totalisht në mënyrë që këto fonde të bëhen të vlefshme për biznesin, për zhvillimin e bujqësisë, për ekonomitë bujqësore. Ne tani jemi në një fazë ku kemi pasur  10-15 milion euro nga buxheti i shtetit, përfshirë edhe donatorët e tjerë,  tashmë vetëm për periudhën që vjen, me hapjen e tre masave kemi 50 milion euro dhe 23-24 milion euro që priten të hapen deri në vitin 2020. Viti 2019 ka edhe një avantazh tjetër pasi fondet që nuk janë disbursuar në vitin 2016 dhe 2017, janë të disponueshme, por nëse nuk disbursohet do i kthehen përsëri donatorit.

A janë gati fermerët shqiptar dhe agropërpunuesit për një thirrje të tillë?

Entuziazmi është dhe punë është bërë, por realiteti është i vështirë. Kemi probleme të mëdha me shumë subjekte të cilët nuk e kanë të ҁertfikuar pronën. Pa ҁertifikimin ne nuk mund të aplikojmë.  Ky është një problem që do të ulë numrin e aplikuesve.

Kryeministri duhet të nxjerrë një urdhër që të gjithë ata që duan të aplikojnë te IPARD  të kenë mundësi që brenda muajit të pajisen me ҁertifikatë apo të marrin një kontratë qeraje për ato asete që ata i disponojnë, që i përdorin apo i kanë përdorur prej vitesh, por nuk kanë një dokument. Formalizimi i këtyre aseteve është I domosdoshëm për ata që kanë një plan biznesi të mirë dhe qe kanë një dëshirë për të aplikuar dhe zhvilluar zonat rurale, t’u jepet një mundësi që në këtë thirrje mos të humbasin. Kjo tashmë duhet të marrë një zgjidhje përfundimtare, një kontratë qeraje dhjetë vjeҁare apo një urdhër për të përshpejtuar dhënien e ҁertifikatave është një ndër zgjidhjet më të mundshme.

Besoni se do të përgjigjet qeveria shqiptare ndaj këtyre kërkesave?

Unë nuk besoj që do të pengojë, por nëse do përgjigjet apo jo është një ҁështje që varet nga ata. Qeveria shqiptare  duhet të gjejë të gjitha rrugët e mundshme që mund t’i disbursojmë këto fonde, pasi të gjitha palët janë të interesuara.

A janë të informuar sa duhet fermerët për të aplikuar në fondet IPARD?

Për informacion besoj se fermerët kanë pasur mundësi ta marrin në mënyra të ndryshme, përmes medias apo institucioneve përkatëse, problem është  që të plotësojmë detyrat që të përfitojmë nga IPARD-i.  Detyra e parë është që duhet të trajnojmë studio të cilat  do të përgatisin planet e biznesit apo dosjet, kjo është shumë e rëndësishme. Duhet të ulemi dhe të bashkojmë mendimet në mënyrë që të kemi diversifikim idesh përsa i përket interpretimit të shumë problemeve që kemi, në fushën e zbatimit të këtyre fondeve. Të kemi një unfikim të mendimeve, përgatitjes së dosjes, në mënyrë që të kemi sa më shumë dosje të cilat do miratohen.  Kjo është faza më e rëndësishme e këtij momenti. Faza e dytë është përqëndrimi tek ato asete apo objekte që kanë mundësi të fitojnë në aplikime, pastaj   të punojmë me të tjerët që janë fitues potencial.  Për këtë kërkohet bashkëpunimi dhe një koncept  të qartë për këto fonde. Këto janë fonde që i jep Bashkimi Europian, që i menaxhon qeveria shqiptare për të zhvilluar ekonominë rurale që 99% është private. Pra, këto fonde janë të privatit, ne nuk duhet t’i konceptojmë këto fonde si fonde të atyre që do t’i menaxhojnë. Këto janë fonde të privatit që mund të disbursohen përmes disa rregullave, këto janë rregulla të cilat duhet t’i potësojmë që të disbursojmë sa më shumë.

 A është e vështirë që fermerët të plotësojnë kriteret për të aplikuar tek fondet IPARD?

Në këtë skemë diskutohet për të punuar me disa subjekte të cilat kanë punuar shumë seriozisht, kanë hasur vështirësi dhe unë do theksoja që përveҁ këtij urdhri që duhet të dalë për të ndihmuar subjektet që aplikojnë në fondet e IPARD-it ka dhe një moment tjetër, ne kemi bërë një propozim. Shumë subjekte kanë përfituar fonde grand në të kaluarën, por këto  fonde në mënyrë të padrejtë janë kthyer në kredi dhe janë aplikuar edhe gjoba mbi to, ne kemi kërkuar dhe vazhdojmë të kërkojmë që këto subjekte të cilat kanë përfituar grande, duhet të falen. Ka shumë subjkte të cilat rezultojnë debitor në AZHBR për shkak të këtij gabimi që është bërë. Kjo është një ҁështje që duhet verifikuar, bëhët fjalë pë shuma të vogla të cilat për faj të keqmenaxhimit po shkaktojnë bllokimin e këtyre subjekteve të cilat vazhdojnë të punojnë dhe kanë potencial për të fituar nga fondet  IPARD.  Ne e kemi propozuar, këtë propozim edhe ministrja Qato ia ka propozuar Ministrisë së Finacës dhe Ministria e Bujqësië dhe Zhvillimit Rural ka propozuar që këto të rishikohen. Në këtë mënyrë japim mundësi për të zgjeruar  numrin e aplikuesve dhe për të disbursuar më shumë fonde. Numri i këtyre fermerëve të cilët përjashtohen arrin në 2 mijë.  Duhet me ҁdo kusht që kjo problematikë të eliminohet.

Kemi dhe një problem tjetër që është ai  i organizimit të prodhimit. Ne kemi 354 mijë ferma  dhe IPARD është i pamundur të zbatohet në ferma të vogla, janë automatikisht të përjashtuara.  Zgjidhja që mund të ofrojmë është bashkimi në Shoqëritë e Bashkëpunimit Bujqësor. Janë krijuar 100 kooperativa deri tani, nuk kanë aktivitetin intensiv për të cilat janë krijuar, por janë në pritje. Kemi disa probleme përsëri. Ne i promovojmë por jo në mënyrë të unifikuar. Qeveria i promovon dhe është pro krijimit dhe zbatimit të kësaj forme organizimi  dhe zbatimit të ligjit 38-2012 por nuk e amendon këtë ligj i cili është i domosdoshëm.  Ky ligj nuk është efiҁent edhe në sajë të disa kritereve të cilat kanë ndryshuar, pasi kanë ndryshuar disa përparësi në zhvillimin e bujqësië  dhe zonave rurale.  Kemi programin “100 fshatrat”, por ato janë kthyer nga agroturizmi, nga turizmi kulturor, akuakultura, bletaria, pra shumë nga këto aktivitete të cilave në IPARD 2, do t’u jepet një nxitje e jashtëzakonshme, tek ligji nuk ekzistojnë fare.

Nuk ka një politikë mbështetëse ndaj SHBB-ve. Kemi folur dhe kemi paraqitur kërkeat tona, por po shikojmë se nuk po veprohet siҁ duhet.

Është ngritur një kooperativë që shërben për shërbimin veterinar. U bashkuan të gjitha stacionet veterinare private dhe u vendos që të ofronim një sërë shërbimesh të rëndësishme.  Problem shumë i madh është që fondet që jepen për këto shërbime, disbursohen jashtë kohës që duhen, psh për kryerjen e vaksinave. Për një amendim ligji që tashmë po bëhet për veterenarinë, sipas informacioneve që kam, duan që ShBB-të t’i anashkalojnë. Pa një bashkëpunim midis sektorit publik dhe privat ky proces nuk mund të zgjidhet. Është folur që vaksinat do bëhën nga veterinerët privat, por problem mbetet se kush do t’i kontrollojë. Duam që veterinerët publik  të kontrollojnë ato privat, në mënyrë që sistemi të jetë zinxhir dhe hallkat e zinxhirit të fuksionojnë. Nxjerrja jashtë përgjegjësië që i bëhet veterenarisë është e gabuar. Duhet të forcohen stacionet veternare private, janë bërë  investime të rëndësishme në këto tre vjet.

Ju keni paraqitur sugjerimet tuaja për të unifikuar shërbimin veterinar?

Ne jemi pro amendimit të ligjit por jemi kundër amendimevet të tilla që duan të forcojnë një sektor dhe duan të dobësojnë sektorin tjetër, të forcojnë sektorin publik dhe të dobësojnë sektorin privat.  Na ka ndodhur me SHBB të ndryshme të cilat sapo ato fillojnë të punojnë, dalin udhëzime në mënyrë të tillë që ato të ndëshkohen në mënyrë të padrejtë. Kemi bërë një ankesë, pasi mungon amendimi i ligjit. Ky ligj duhet t’i mbrojë dhe të krijojë kushte për t’i zhvilluar këto subjekte dhe për të disbursuar sa më shumë fonde.

Pse ka mbetur peng amendimi i ligjit për SHBB-të?

Kjo ka ndodhur për arsye se një ligj kërkon dhe mbështetje financiare, ka një kosto të cilën qeveria nuk e ka marrë asnjëherë përsipër. Tashmë që jemi në kohën që BE-ja po ofron mbështetje si edhe kemi edhe skemat e mbështetjes, mendoj se po plotësohen kushtet që ligji të amendohet dhe të krijohet një terren i përshtatshëm për të përthithur fondet nga Bashkimi Europian dhe skemat kombëtare. Nëse nuk fuqizojmë SHBB-të, nuk do arrijmë të bashkojmë fermerët, të  rrisim territorin ku do të implementohen fondet, do ngelemi në ishuj të vegjël të cilët besoj se nuk do e kalojnë 20% -shin.  Jemi të detyruar të grumbullojmë sa më shumë fermerë, në mënyrë që të shtrihemi në mënyrë integrale në të gjithë territorin, në të gjitha fushat, edhe në ato të cilat nuk kemi punuar deri tani, si agroturizmi, agropylltarisë, bletarisë, sektorit të përpunimit  dhe grumbullimit të mbetjeve organike. Kemi një problem në këtë fushë, pasi rreth 1 milion ton mbetje në zonat rurale nuk i përpunojmë. Këto mbetje kanë një efekt negativ në turizëm, shëndetin e njerëzve dhe të kafshëve . Ne po punojmë me një projekt pilot në Sarandë, Delvinë, Konispol dhe Finiq, në mënyrë të tillë që të bëjmë një model ku të integrojmë të gjitha masat që duhen për të zhvilluar në një zonë të caktuar prodhimin e mbetjeve dhe plehut organik.

A janë të prekshme fondet e IPARD 2 edhe nga fermerët e vegjël?

 Fondet janë të prekshme edhe nga fermerët e vegjël nëse ata bashkohen dhe bashkëpunojnë ngushtë më Shoqëritë e Bashkëpunimit Bujqësor. Nëe ne marrim disa masa në mënyrë të tillë që të jenë efiҁente dhe duke shmangur disa metoda që deri tani nuk kanë dhënë rezultat.  Shpesh fondet janë trajtuar në mënyrë të tillë, që i ka ai person që i menaxhon. Në fakt fondet janë të fermerëve, të SHBB-ve, për zhvillimin rural dhe  jo të atyre që i administrojnë.

Mbështetja për projektet fituese do të shkojë në vlerën 60% – 70% të investimit total, mendoni se kjo mund të jetë një nga arsyet që step fermerët shqiptar pasi duhet të mbulojnë fillimisht gjithë investimin?

Ka një mundësi shumë të mirë, bankat e nivelit të dytë janë të gatshme që të financojnë paraprakisht 100% të projektit. Unë do të përmendja bankën Credins që ka një grup të caktuar që po punon bashkë me ne në terren dhe që po takon aplikuesit të cilët duan të zhvillojnë projekte të kësaj natyre. Nëse subjektet fizike dhe juridike që do të aplikojnë kanë çertifikatën e bankës për një projekt të caktuar, atëherë ata kanë bërë gjysmën   e punës.  Kjo është dhe këshilla e parë që dua të jap, ata duhet të kontaktojnë më bankën, me institucionet financiare të mikrokredisë, të kontaktojnë me ato

subjekte që kanë paratë dhe duan të bashkëfinancojnë. Ata të cilët nuk kanë fonde të bashkohen në SHBB dhe ta financojmë projektin në mënyrë të integruar, kështu mund të disbursojmë këto fonde. Nuk na jepet përsëri kjo mundësi, ndaj është e domosdoshmë të aplikojmë dhe të arrijmë atje ku duhet. Këto do të jenë dy muajt më të vështirë dhe të vlefshëm. Unë do bëja thirrje për një pakt social,  për t’i shërbyer vendit dhe zgjidhjes së këtij problemi. Nëse nuk do e kuptojmë në mënyrë të tillë, të gjithë do të humbasim.

Sipas parashikimeve tuaja sa % të fondeve IPARD mund të përhithim?

Është shpejt për të bërë një parashikim. Momentet e para janë entuziaste, ka vite që presim, ka shumë të interesuar. Te KASH janë më shumë se 30 subjekte të cilat janë të vlefshme për IPARD-in. Unë kam bërë thirrje kolegve të mi që janë kryetar shoqatash të aplikojnë dhe të punojnë bashkarisht, të përfshihen në grupet e punës, u bëj thirrje specialistëve të vjetër të japin ide, të këshillojnë për të mos gabuar. Ne kemi mundësi të shohim eksperiencën e vendeve fqnje si Grqia, Italia, Kroacia, për të mos përsëritur gabimet e tyre. Tek fqinjërt tanë nuk ka arritur përfitimi më shumë se në vlerën 30%-40%.  Ka ardhur koha të realizojmë sa më shumë projekte  dhe disbursim.

A kanë kohë të mjaftueshme fermerët për t’u përgatitur për aplikimin në fondet IPARD?

Kemi kohë të mjaftueshme. Unë jam i mendimit që kemi shumë specialist apo subjekte të cilat kanë ide shumë të mira dhe ky është hapi i parë. Ka studio të cilat japin konsulencë dhe që dinë t’i bëjnë këto projekte, në të njëjtën kohë kemi edhe asistencë nga të huajt. Ka edhe donator të tjerë që po ndihmojnë, përmedim Risi Albanian të cilët po punojnë fuqimisht, projekti SARED ka bërë një punë të lavdërueshme për disbursimin e fondeve dhe praktikave të mira që ne duhet  zbatojmë. Unë e shoh me entuziazëm këtë proҁes dhe këto dy muaj i shoh si vazhdim të një pune të gjatë. Ne do jemi të vëmendshëm dhe do të denoncojmë këdo që do të pengojë këtë proces apo do të devijojë nga regullat e vendosura nga IPARD-i.