Këshilli i Agrobiznesit Shqiptar, në selinë e Parlamentit Europian në Bruksel, merr pjesë në takimin e dytë të forumit Euro – Mesdhetar (EURO + MED) “Për zhvillimin e Bujqësisë Sociale dhe Agrobiznesit”

brukselNë datën 09 janar 2018, në selinë e Parlamentit Europian në Bruksel, me pjesëmarjen dhe nën kujdesin Zv/Presidentit Z. David Sassolo, u mbajt takimi i dytë i Forumit(EURO + MED).
Nga pala Shqiptare përveç KASH në këtë forum morën pjesë edhe Shoqata e Prodhuesve Shqiptarë, Enti Kombëtar Rural, u evidentuan potencialet e mëdha që ka Shqipëria për zhvillimin  e bujqësisë sociale dhe Agrobiznesit.

Nga KASH në forum u theksua se Fermerëve Shqiptarë angazhuar në fushën e bujqësisë sociale dhe agrobiznesit u janë krijuar e trashëguar prej vitesh disa probleme e vështirësi. Më konkretisht:
– Nga mospërfundimi i zbatimit në afatet e parashikuara të ligjit7501 për ndarjen e tokës.
– Nga informaliteti i madh dhe format e prapambetura individuale të organizimit të punës
dhe prodhimit.
-Nga mungesa e mekanikës bujqësore bashkëkohore për kultivimin e tokës dhe mospërdorimi në masë i teknologjisë së përparuar në përpunimin e produkteve bujqësore e blegtorale.
-Nga mangësitë e theksuara të investimeve publike në fushën e infrastrukturës rrugore rurale.
– Nga efiçenca e ulët e organizimit dhe investimeve të bëra për ujitjen dhe kullimin.
-Nga lënia në harresë përshumë vite e shkollave të edukimit dhe formimi tprofesional të
bujqëve e blegtorëve.
-Nga problemet me çmimet e larta të importit të imputeve dherealizimin e prodhimit bujqësor e blegtoral me kosto të lartë.Gjithashtu zonat rurale kanë vështirësi të mëdha për zbatimin e metodave bashkëkohore të teknologjisë së përparuar të inovacionit.Kanë mangësi në kreditim veçanërisht kanë problem kreditimin me interesa tepër të larta pothuaj të pa përballueshme për zhvillimin e bujqësisë socialedhe agrobiznesin Probleme të shumta në Shqipëri përveç bujqësisë sociale dhe agrobiznesit ka në veçanti blegtoria, më konkretisht në fushën e veterinarise për parandalimin e sëmundjeve, transportin e kafshëve të gjalla, thertoret, qendrat e grumbullimit dhe tregjet e shitjes së kafshëve të gjalla.

Forumi i dytë i rrjetit Euro – Mesdhetar “Për zhvillimin e bujqësisë sociale dhe Agrobiznesit” ishte një ogur mirë edhe për agrobiznesin dhe veçanërisht për 354 mijë fermerët Shqiptarë, të cilët punojnë në fushën e bujqësisë sociale dhe agrobiznesit akoma në kushte tejet të vështira krahasuar me homologët e tyre në vendete tjera të Mesdheut dhe Europës.