Skema e subvencioneve në bujqësi, Rrapaj: Kemi eksperiencë jo pozitive, mund të dështojnë

oraa Skema e qeverisë që fton fermerët të aplikojnë për fonde mbështetëse, mund të dështojë pasi dokumenti i vetëm që kërkohet nga fermerët, pajisja me NIPT, nuk plotësohet nga rreth 90 për qind  e tyre. Eskpertët e agrobiznesit sqarojnë, se së pari duhen inkurajuar fermerët të legalizohen, duke i orientuar ata.Mbështetja për bujqësinë, ekspertët: Vetëm 10% e fermerëve të formalizuar, mund të dështojë 90% e fermerëve në vend nuk do të mund të aplikojnë për mbështetje financiare në fushën e bujqësisë, pasi nuk janë të formalizuar ende.

Faktin e bëjnë të ditur drejtues të Këshillit të Agrobiznesit Shqiptar, të cilët thonë, se nga 354 mijë fermerë që janë në gjithë vendin, vetëm 36 mijë prej tyre janë të regjistruar dhe kanë një NIPT, që iu jep mundësinë atyre që të aplikojnë në skema të ndryshme.

Agim Rrapaj, kreu i Këshillit të Agrobiznesit Shqiptar: Situata në formalizimin e bujqësisë është jo e mirë, pasi kemi 354 mijë ferma, nga të cilat vetëm 36 mijë janë me NIPT. Shumë fermerë duke qenë në punë individuale, duke marë NIPT-in ata janë trajtuar njëlloj sikur të jenë Shoqëri me Përgjegjësi të Kufizuar. Kanë paguar taksa, tatime, sigurime e shumë dokumenta për të bërë projektet dhe në fund nuk janë shpallur fitues në aplikimet që kanë bërë. 

Për Agim Rrapajn, kreun e këtij këshilli, domosdoshmëri është formalizimi dhe orientimi i fermerëve, pasi numri i aplikimeve vit pas viti vjen në rënie, duke qenë se ata përballen me burokraci por edhe hezititim për bashkimin e fermave të tyre.

Agim Rrapaj, kreu i Këshillit të Agrobiznesit Shqiptar: Ne kemi një eksperiencë jo pozitive me disbursimin e fondeve të skemave. Nuk ka shkuar ansjëherë më shumë se 50% e asaj që është planifikuar. Zgjidhja është tek shoqëria e bashkëpunimit bujqësor. Shumë fermerë, minimumi në 7 fermerë, duhet të bashkohen dhe të palikojnë si SHBB. Nëse nuk aplikojnë si të tillë, ne e kemi të pamundur për të disbursuar fonde. Elementi i dytë që ka të bëjë me disbursimin është edhe aftësia e fermerëve. Nëse do ketë veprime korruptive, nëse do iu merret bakshish që në fillim, do vihen kushte që fermerët nuk i plotësojnë dot apo do mërziten në këtë drejtim, atëherë nuk do mund të kemi aplikime.

Të gjithë fermerët të cilët janë të formalizuar dhe kanë një numër NIPT duke filluar nga data 28 shkurt mund të aplikojnë për të përfituar mbështetje financiare për projektet e tyre.

Kjo mbështetje vjen në kuadër të skemës kombëtare të mbështetjes për bujqësinë, ndërsa fermerët mund të aplikojnë pranë agropikave e zyrave rajonale të bujqësisë pa asnjë dokument shtesë.