KASH në tryezën sektoriale mbi ekonominë për problematikat në sektorin fiskal

QatoKreu i Këshillit Agrobiznesit Shqiptar, Agim Rrapaj, ishte i pranishëm ditën e sotme në tryezën e diskutimit të organizuar në Tiranë nga Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Sonila Qato me përfaqësues të Bashkimit Prodhuesve Shqiptarë, Forumin Kombëtar të Biznesit, Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë si dhe shoqata të ndryshme. Në këtë takim u diskutuan problematikat në sistemin fiskal, si dhe marrjen parasysh të vërejtjeve dhe sugjerimeve nga ana e të pranishmëve. Pjesë e tryezës së diskutimit ishin edhe Shoqata Shqiptare e Turizmit, Shoqata e Transportuesve Kombëtarë dhe Ndërkombëtarë të Udhëtarëve, Shoqata Shqiptare e Operatorëve Turistik, dhe Bashkimi i Industrialistëve.

qato 1

Ky ishte një takim i rëndësishëm mbi diskutimet për hartimin dhe përgatitjen e ligjeve për të bërë të mundur implementimin sa më të drejtë të tyre.