KASH në tryezën sektoriale mbi problematikat dhe standardet në infastrukturë

infrastruktureNë kuadër të reformës së derregullimit, Këshilli i Agrobiznesit Shqiptar, ishte i pranishëm në ditën e sotme në tryezën e rrumbullakët të diskutimit mbi zgjidhjen e disa problemeve në infrastrukturë. Tryeza u organizua në ambientet e Kryeministrisë nga Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Sonila Qato. Në këtë takim ishin të pranishëm përfaqësues të shoqatave  si: Shoqata e Ndërtuesve Shqiptar, Shoqata e Arkitektëve Shqiptar, përfaqësues të Universitetit të Inxhinierisë së Ndërtimit, Shoqata e Prodhuesve Shqiptarë, si edhe përfaqëses institucioneve që administrojnë sistemin e infrastrukturës në Shqipëri. Nga grupet e interesit që morën pjesë në takim u diskutuan problematikat që lidhen me infrastrukturen në vend. Ҁështjet e diskutuara lidheshin me rritjen e standardeve shtetërore, standardet që duhet të kenë projektet e urbanistikes nga studiot projektuese dhe standardet që kanë të bëjnë me ҫertifikimin e trupave projektuese. Gjatë takimit u diskutua për rishikimin e ligjit për ambientet e perbashkëta, si edhe  për ndryshime të disa akteve ligjore për të bërë të mundur zbatimin e standardeve ndërkombëtare në infrastrukturë dhe implementimin sa më të drejtë të tyre sipas normave ndërkombetare. Përgjegjësit nga institucionet shtetërore konfrontuan disa prej problematikave ndërsa problemet multidisiplinore do adresohen për në organet e tjera përkatëse.