KASH në takimin e tretë të Komitetit të Monitorimit IPARD II

PHOTOTitullarë të Këshillit të Agrobiznesi Shqiptar, morën pjesë sot në takimin e tretë te Komitetit të Monitorimit të Programit IPARD –II, si një institucion i rëndësishëm vendimarrës për investimet në zonat rurale. Në fokus të këtij takimi ishin sfidat që i paraqiten shtetit shqiptar, në rrugën e gjatë për intergrimin e vendit në familjen e madhe europiane. Një nga sfidat më të mëdha me të cilat po përballet sot qeveria shqiptare është përgatitja e bujqësisë dhe zonave rurale, për arritjen e standardeve të sigurisë ushqimore drejt vendeve të Bashkimit Europian, përmirësimin e produktivitetit nëpërmjet modernizmit dhe teknologjive të reja të avancuara, forcimi dhe konsolidimi i ekonomive bujqësore dhe jo bujqësore.
Nën komponentin IPA, programi IPARD II i Bashkimit Europian ofron mbështetje të konsiderueshme për bujqësinë dhe zhvillimin rural në Shqipëri. Në këtë fazë fillestare, programi IPARD II përmban katër masa: Investime në asetet fizike në fermat bujqësore, investime në asetet fizike për përpunimin dhe tregtimin e produkteve bujqësore dhe të peshkimit; diversifikimi fermave dhe zhvillimi i biznesit; dhe asistencë teknike, masë për të cilën shteti shqiptar ka aplikuar dhe është në pritje të akredimit të saj.
Në cilësinë e Kryetarit të Komitetit të Monitorimit, Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, z. Niko Peleshi tha se Shqipëria ka bërë hapa përpara dhe është në rrugë të mbarë, që do të sjellë hapjen së shpejti të thirrjes së parë të Programit IPARD, e cila me shumë gjasa do të hapet brenda muajit prill, dhe se ky program i ndërthyrur me skemën kombëtare të mbështetjes financiare do të jetë një shans më shumë për fermerët, blegtorët dhe agropërounesit shqiptarë për t’u rritur dhe fuqizuar dhe për bujqësinë shqiptare do të jetë mundësia më e madhe për të bërë hapin më të madh për të kaluar nga një bujqësi mbijetese në një bujqësi që krijon të ardhura dhe mirëqenie. Ai tha:
“Jemi në një moment shumë optimist për bujqësinë, duke iu referuar shifrave. Në fund të vitit 2017 eksportet bujqësore u rritën me 20 %. Dhe ky trend i rritjes së eksporteve, nuk është një rastësi. Është një vijueshmëri e viteve të fundit, që vjen për shkak, siç e thashë të kalimit nga bujqësia e mbijetesës në shumë zona, tek bujqësia si një biznes që siguron të ardhura shumë të mira. Pra, ky trend, shtuar këtu një injeksion që sjell IPARD – i, na heq të drejtën për t’u ankuar për mungesë financimi. Natyrisht, ne e kemi vënë dhe tek skema kombëtare, theksin tek rritja e transparencës. Sa më transparente të jetë skema, aq më shumë besim prodhon tek fermerët.”

auto_bujqwe1509706644Në këtë kontekst, Ministri informoi se për të këtë arsye është reduktuar dhe numri i dokumentave për të aplikuar në skemën kombëtare të mbështjes financiare, të cilat tashmë plotësohen online me asistencën e plotë të AZHBR –së në çdo agropika. Ai ftoi të gjithë aktorët e spektrit ekonomik, donatorët dhe partnerët e huaj të bëheshin pjesë aktive për përthithjen e fondeve të këtij programi duke ndihmuar me asistencë teknike që në fazën e përgatitjes për aplikim, sepse vetëm duke konsoliduar këtë rrjet, do të bëhet e mundur kapilarizimi i punës së institucioneve shtetërore, për të shkuar deri tek fermeri me mbështetje.
Nga ana e përfaqësuesve të Programit IPARD, z. Liam Breslin, Drejtor i Njësisë së IPARD, DG AGRI dhe përfaqësuesit të Delegacionit Europian në Tiranë, z. Mario Mariani u theksua dhe njëherë gatishmëria dhe mbështetja që Bashkimi Evropian do t’i japë Shqipërisë për zhvillimin rural në përthithjen dhe menaxhim e këtyre fondeve. Të dy përfaqësit e lartë, përshëndetën progresin që Shqipëria ka bërë në këtë drejtim, në përmbushjen e kritereve dhe direktivave të kërkuara, që do të çojnë në hapje të disa prej masave të thirrjes së parë për përfitime fondesh. Siç dihet programi ka miratuar një buxhet prej 71 milionë Euro nga BE dhe 24 milionë euro grant nga qeveria shqiptare.