KASH në tryezën sektoriale për bujqësinë

Bujqesia, QatoKryetari i Këshillit Agrobiznesit Shqiptar, Agim Rrapaj, ishte i pranishëm ditën e sotme në tryezën e organizuar në Tiranë nga Ministrja e Mbrojtjes së Sipërmarrjes, Sonila Qato, me përfaqësues të Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë dhe përfaqësues të kompanive private mbi situatën e bujqësisë në vend.

Qato per buqesineGjatë tryezës sektoriale për bujqësinë, pjesëmarrësit diskutuan problematikat kryesore që prekin sipërmarrjen në këtë fushë. Një nga ҫështjet e diskutuara ishte ngritja e laboratorëve të akredituar për mundësimin e ҁertifikimit të produkteve duke krijuar kushtet për eksport. Gjithashtu, u diskutua për kushtet dhe kriteret për përkrahjen me fonde sipas skemave të bujqësisë. Pjesëmarrësit kërkuan mbështetje mbi problematikat dhe dhanë sygjerimet për zgjidhjen e tyre.