KASH përshëndet vendimin për shtyrjen e afatit të aplikimit në subvencione

BujqesiaAplikimi i fermerëve për subvencione në bujqësi do të shtyhet deri më datën 27 prill 2018. Konkretisht nga shtyrja e afatit do të përfitojnë investimet në sera diellore, ambiente grumbullimi dhe ruajtëse frigoriferike, linja përpunimi, seleksionimi, paketimi, ndërtimi i thertoreve, i pikave të reja të grumbullimit të qumështit etj. Afati i aplikimit të fermerëve nga fondi i Skemave Kombëtare 2018 për mbështetjen e bujqësisë ishte përcaktuar 28 shkurt deri më 28 Mars, por duke parë interesin dhe fluksin në rritje të fermerëve për të përfituar nga këto skema të mbështetjes, ministria e Bujqësisë mori vendimin për shtyrjen e këtij afati gati edhe me një muaj tjetër.

Deri tani kanë aplikuar 5852 fermerë për 52 masat e investimeve dhe mbështetjes direkte në bujqësi dhe blegtori. Ministria e Bujqësisë njofton se, falë thjeshtimit të gjithë burokracisë të nevojshme për të aplikuar është rritur me mbi 20% numri i aplikuesëve në krahasim me vitet e kaluara. Fermerët sivjet kanë mundur të aplikojnë me 0 dokumenta dhe asnjë kosto në 36 pika asistence në të gjithë vendin kundrejt një dosje prej rreth 13 dokumentash që u është dashur të aplikojnë deri në vitin 2017. Nga ana tjetër, afati për aplikimin për masat e investimeve për përmirësimin e kushteve të sigurisë ushqimore, agroturizmin dhe programin e zhvillimit rural, investimit në fermë etj, shtyhet deri në datën 27 prill.

Kjo është një masë per te garantuar te gjithe aplikantet potencial qe kane shprehur interes per masat e investimeve, të përfundojnë procesin e aplikimit. MBZHR dhe AZHBR qëndorjnë në dispozicion të cdo aplikanti potencial në asistencë dhe plotësim dokumentacioni, njofton miniistria e Bujqësisë.