Zero TVSH per Shoqëritë e Bashkëpunimit Bujqësor

Agim.rrVetëm 10 % e fermerëve deri tani rezultojnë të regjistruar me numër NIPTI, këtë e bën me dije Kryetari i Këshillit të Agrobiznesit Shqiptar, Agim Rrapaj, në një intervistë dhënë për Televizionin Publik Shqiptar. Deri më tani nuk ka grupime të fermerëve edhe kjo për arsye të pengesës së TVSH-së. Por, shumë shpejt pritet një vendim i qeverisë për heqjen e këtij 20 % të taksës për të lehtësuar bashkëpunimin e fermerëve.  Rrapaj shprehet për mikrofonin e RTSH duke thënë: “Një fermer i paformalizuar nuk e paguante 20 përqindëshin e TVSH-së. Po të bashkohen shtatë fermerë e kalojnë limitin prej 2 ose 5 milionë, por tani mbetet 5 milion për çdo fermer.” Tashmë përmes këtij vendimi shumë fermerë mund të bashkohen në Shoqërite e Bashkëpunimit Bujqësor të cilët do kenë një numër NIPTI. Në këtë mënyrë do të rritet edhe shkalla e formalizimit. “Pengesa e deritanishme ka të bëjë me mungesën  e përcaktimit të incentivave apo ndihmës që i duhet dhënë fermerit përmes ligjit për SHBB-të. Ky ligj pengon aktualisht regjistrimin e Federatave të Agrobiznesit. Qeveria e mori parasysh propozimin tonë që në fillim. U bind që rruga më e mirë është kjo që po ndjekim sesa futja deri 2 milion e fermerëve. Fermerët nuk futen në TVSH. Vazhdon e njëjta situatë si ka qene më parë.”
Deri tani numërohen rreth 70 shoqëri te bashkepunimit bujqësor në shkallë vendi por nuk janë efiҫente per shkak te pagesës së TVSH – së.

https://www.rtsh.al/lajme/zero-tvsh-per-shoqerite-e-bashkepunimit-bujqesor/