Kreu i KASH , Agim Rrapaj, parashtron në takimin e agrobiznesit me Ministrin e Bujqësisë Niko Peleshi, alternativat për thithjen e financimit në sektorin e bujqësisë dhe agrobiznesit

laknas

Në kuadrin e hapjes së thirrjes së IPARD Program, KASH organizoi në Laknas, një takim ku ishin të pranishëm Ministri i Bujqësisë, z. Peleshi dhe drejtoresha e AZHBR-së znj. Frida Krifca.   Të   pranishëm  ishin përfaqësues   të   organizatave anëtare të Këshillit të Agrobiznesit Shqiptar.   Qëllimi i takimit ishte informimi i fermerëve  për t’u ofruar asistencën e duhur për skemat e programit IPARD.  Thirrja e parë për aplikime në financime, që ky program do të japë për bujqësinë shqiptare, do të bëhet në fillim të  muajit  maj.  Gjatë  takimit, ministri  Peleshi  u  shpreh  se promovimi   i   këtij   programi është një proces, që kërkon në rradhë të parë një punë të detajuar sqaruese, që duhet bërë mundësisht personalisht, me të gjithë ata që janë të interesuar, me  qëllim  kthimin  e  besimit për të gjithë aktorët pjesëmarrës për aplikimet dhe përfitimet nga këto skema.

PELESHI-INFORMON-FERMERET-640x360

Më tej z. Peleshi është shprehur se një rëndësi e veçantë i është dhënë transparencës me të cilën do zhvillohet ky proces, i cili do të vazhdojë të jetë i tillë edhe gjatë vlerësimit dhe përzgjedhjes së fituesve.

“Paratë janë, por na duhet t’i çojmë tek perfituesit. Rruga nga dëshira dhe deri tek përfitimi, kalon së pari, nga qartësimi i idesë, pastaj kthimi i kësaj ide- je në projekt, pastaj plotësimi i projektit me gjithë të dhënat që kërkon  programi  i  IPARD-it, aplikimi dhe padyshim, pastaj procesi i vlerësimit.

Ministri  Peleshi  bëri     të njohur dhe incentivën që pritet të  miratohet  për  Shoqëritë  e Bashkëpunimit Bujqësor, duke i përjashtuar nga TVSH-ja, e njëjta  praktikë  që  ndiqet  dhe për fermerët e vegjël. Të  angazhuar  për  të  krijuar një proces të shpejtë dhe transparent e për të kthyer çdo ide investimi në një sipërmarrje të suksesshme. IPARD një mundësi fantastike për t’i dhënë një impuls të ri bujqësisë dhe agropërpunimit në vend.

Fjala e kreut të Këshillit Agrobiznesit Shqiptar:

rrapaj

Të nderuar pjesëmarrës! Z.Ministër!

Inisiativa juaj për të bërë një fushatë intensive sqaruese, ballafaquese e debatuese me shoqatat e agrobiznesit, për të futur në rrugën e zgjidhjes problemin mjaft kompleks e të vështirë të disbursimit  të  fondeve  grant është  shumë  e  domosdoshme dhe e mirëpritur nga ana jonë. Për suksesin e kësaj inisiative Ju gjatë gjithë procesit do të keni mbështetjen tonë maksi- male, jo me fjalë e premtime boshe, por me angazhim total, me mendime, propozime, punë intensive e projekte konkrete.

Ç’duhet bërë në vijimësi e çfarë po  bëjmë aktualisht?

  1. Duhet punuar që të ndryshojë opinioni negativ    që akoma ekziston dhe të goditet shumë fort koncepti i disa in- dividëve se pronarë të fondeve grant të IPARD II dhe skemave mbështetëse   janë   anëtarët   e komisioneve  të  vlerësimit  të projekteve dhe drejtuesit e tyre. Është krijuar opinioni se po të dojë komisioni dhe drejtuesi i tij, po të ndërhyjë ndonjë sekser duke paguar ryshfet, apo të të premtojë ndonjë mik apo politi- kan i mazhorancës dhe drejtues i pushtetit vendor, që ka influencë mbi këto komisione dhe drej- tuesit e tyre, mund të shpallet fitues apo edhe mund të skuali- fikohet   aplikuesi.   Gjithashtu disa aplikues mendojnë akoma gabim  se  këto  fonde  janë  si dhurata të donatorit apo qever- isë vetëm për disa përfitues që propozojnë projekte joefiçente që u mungon financimi dhe jo si një mbështetje të projekteve joefiçente që mungon fnancimi.
  2. KASH ka punuar e do të vazhdojë të punojë në këtë drejtim të bindë aplikuesit se këto fonde nuk janë dhuratë për individë në nevojë, por mbështetje për zhvillimin e bujqësisë dhe zonave rurale, jo vetëm përmes opinioneve e shkrimeve të publikuara në  Gazetën   Agrobiznesi,  por edhe në të gjitha prononcimet në mediat e tjera apo aktivitetet që janë organizuar e do të or- ganizohen  në  të  ardhmen  për disbursimin  e  fondeve  grant. Na vjen keq sinqerisht që pas shumë vitesh bashkëpunim me Gazetën Agrobiznesi, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural këtë vit, pa asnjë motiv apo arsye bindëse e ka ndërprerë bashkëpunimin   me   Gazetën Agrobiznesi. I kërkojmë ministrit ta shqyrtojë këtë problem.
  3.  Kemi mbi 350 mijë subjekte që kanë asete, punojnë në zonat rurale, prodhojnë,  kanë ide  të  mira  dhe  potenciale  e mundësi reale për disbursimin e fondeve  grant. Aktualisht   e dimë që vetëm 10-12 %  e tyre janë  të  formalizuar  dhe  kanë shansin për të aplikuar. Akoma më pak se kaq kanë mundësi, ide  e  projekte  konkrete   dhe plotësojnë   të   gjitha   kriteret për  t’u  shpallur  fitues. Dimë gjithashtu  që  financimi  grant është i limituar në përfitimin e sasisë së fondeve nga çdo sub- jekt për t’u dhënë mundësi ap- likimi sa më shumë subjekteve me projekte efiçente.

Ç’duhet bërë në vijimësi së bashku?

Bazuar  në  prioritetet  dhe rajonizimin që qeveria ka publikuar, po studiojmë potencialet dhe po përkrahim e nxisim idetë  për  të  hartuar  projekte në radhë të  parë tek të zgjedhurit tanë, duke filluar nga Ne që jemi këtu. Janë mbi 250 të zgjedhur në forumet e shoqat- ave  tona  anëtare  të  bordit  të KASH. Ne kemi potenciale  të hartojmë e dorëzojmë mbi 250 projekte efiçente e të shpallemi fitues. Për t’i asistuar anëtarët tanë aktualisht kemi ngritur disa grupe pune mikse me përbërje e  pjesëmarrje  të agronomëve, ekonomistëve,      financierëve, veterinerëve,       zooteknikëve, ekspertëve të IT, topografëve, arkitektëve, inxhinierëve teknologë   dhe   të   agroservi- seve,  ekspertë  të  përpunimit të  ushqimit  dhe  mbrojtjes  së mjedisit.   Këta   ekspertë   me përvojë i kanë studiuar dhe i njohin shumë mirë kërkesat e skemave dhe të IPARD II dhe do të asistojnë aplikuesit gjatë procedurës së vështirë që duhet ndjekur  e  zbatuar  nga  apli- kuesit, si për përfitimin ashtu edhe për disbursimin e fondeve grant. Me synim për të rritur numrin  e  aplikuesve  që  kanë realisht  potenciale  për  të  re- alizuar projekte në zonat rurale, por që realisht janë të përjash- tuar nga aplikimi sepse shumë prej tyre nuk kanë mjete xhiroje për të filluar apo për të përfun- duar investimet e filluara, për ta lehtësuar e zgjidhur këtë prob- lem, ne kemi propozuar faljen e disa detyrimeve që janë krijuar padrejtësisht si rezultat i disa granteve të dhëna më shumë se 20 vite më parë nga disa dona- torë si Japonia, Gjermania etj. Janë mbi 1500 aplikues poten- cialë që janë aktualisht në treg, punojnë  në  zonat  rurale  dhe mund t’i  shtohen   procesit të aplikimeve, nëse pranohet dhe mbështetemi edhe nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Ru- ral, për prozimin që kemi bërë si KASH, Biznes Albania, Shoqata  e  Prodhuesve  Shqiptar, Unioni  Dhomave  të  Tregtisw dhe  Industrisë  së  Shqipërisë, i mbështetur edhe nga shoqata të tjera simotra për faljen e disa detyrimeve të prapambetura, e ritheksoj edhe njëherë të krijuara padrejtësisht dhe përmes forcës, vetëm për motive politike në momentet e ndërrimit të  pushteteve  dhe  privatizi- meve të bankave të nivelit të dytë. Këto detyrime nuk kanë asnjë shans që të kthehen  por do të shërbejnë si ushqim për disa grabitqarë dhe për të shpen- zuar disa fonde nga buxheti për këta të fundit. Gjithashtu dihet kushti që kanë vlerësuesit se po të kesh kredi të pakthyer në afat skualifikohesh dhe  nuk  mund të  përfitosh  financim  as  nga bankat as nga fondet e skemave mbështetëse të buxhetit dhe as nga ato të IPARD II.

Shoqëritë  e  Bashkëpunimit Bujqësor janë  një nga mundësitë reale  për  të  angazhuar  sa  më shumë  subjekte  të  paformali- zuara që punojnë në zonat ru- rale. Ne si KASH po punojmë fort në këtë drejtim, por duhet edhe  mbështetja  e  Ministrisë së  Bujqësisë  dhe  Zhvillimit Rural  dhe  Ministrisë  së  Fi- nancës   dhe   Ekonomisë   për amendimin pa humbur kohë të Ligjit 38/2012 për “Shoqëritë e   Bashkëpunimit  Bujqësor”, me  synim  që  të  përballohen kostot  shtesë  të  transaksion- eve, që i duhen një SHBB-je të funksionojë  normalisht.  Janë mbi 70 SHBB të krijuara sipas ligjit 38/2012. Të fillojmë me mbështetjen e tyre dhe t’i kthe- jmë këto SHBB që janë krijuar deri tani në histori suksesi që të shërbejnë si shembuj nxitës për  të  tjerët.  Tanimë  fondet janë. Duhet vetëm punë. Shpesh mungesa e eksperiencës për plotësimin e disa kushteve dhe të disa deta-jeve me rëndësi gjatë procesit të zbatimit të projektit, që është shpallur fitues i fondeve grant dhe  ka lidhur kontratë bën që ai të dështojë. Mund të shpall- esh fitues, të lidhësh kontratën por po nuk e zbatove me kor-rektësi    kontratën,    projektin e  prezantuar  dhe  të  miratuar nuk mund të disbursosh fondet grant.  Për  këtë  proces  duhet shumë  kujdes, duhet asistencë e vazhdueshme dhe monitorim irreptë, që të parandalojmë e shmangim   mosfinancimin  në  funddhe për rrjedhojë shpesh do të lindin konflikte dhe do të kalohet në proceset gjyqësore sirezultat i tyre që zgjasin për një kohë shumë të gjatë.

Kemi    bërë    marrëveshje paraprake     për     financimin paraprak   të   disa   projekteve me Bankën Credins dhe FED INVEST,   veçanërisht  për  fi- nancim tëprojekteve që janë aplikues dhe kanë shanse për t’u  shpallur  fitues  në  skemat mbështetëse  dhe  IPARD  II. Kemi  prezantuar  paraprakisht në  bankë  studime fizibiliteti për  potencialet  e  mëdha  që ekzistojnë në fushat përkatëse.

Dihet  që  bankat  e  nivelit  të dytë aplikojnë interesa më të ulëta se sa institucionet e mik- rokredisë. Dihet gjithashtu që institucionet   e   mikrokredisë financojnë më shumë projekte në zonat rurale se sa bankat e nivelit të dytë. Dhe efiçenca e projekteve  të  financuara  dhe suksesi  i  kthimit  të  kredive nga përfituesit në institucionet e  mikrokredisë  ka  rezultuar i  suksesshëm.  Disa  projekte tashmë kanë përfunduar, disa të tjera janë në proces për t’u përfunduar. Ne kemi kushtuar shumë rëndësi hartimit të projekteve për shtimin e num- rit  të  aplikuesve  potencialë. Ne i propozojmë Ministrit Pe- leshi dhe drejtueses së AZHBR që të ngrenë një komitettë përbashkët me pjesëmarrjen e ekspertëve të propozuar nga KASH dhe shoqatat simotra, nga  Universiteti  Bujqësor  i Tiranës   dhe   institucione   të tjera shkencore, që të asistojne në monitorimin e projekteve si  gjatë  procesit  të  zbatimit dhe të vazhdojnë edhe mbas përfundimit  të  tyre.  Në  se gjykohet  e  përshtatshme  për ta realizuar këtë propozim ka praktika të zbatuara me sukses më parë edhe në vendin tonë në projekte të ngjashme për disbursimin  e  fondeve  grant që mund t’u referohemi.

  1.  Në përfundim po ju bëj një thirrje gjithë  drejtuesve të shoqatave që jeni këtu sot, gjithë  anëtarëve  të  bordeve të shoqatave tona dhe do të vazhdoj edhe  në të ardhmen të  këmbëngul  që  në  radhë të parë Ne të zgjedhurit e të gjithë së bashku të angazhohemi e punojmë fort që të dis- bursojmë sa më shumë fonde grant, sepse kemi shumë fonde e pak kohë në dispozicion. Ne duhet të bëjmë me dije apli- kuesve  se  kriteret  e  disbursimit me kalimin e kohës do të rëndohen e nuk do të lehtë- sohen për Shqipërinë. Të kritikojmë pa frikë e me kurajo çdo të metë e veprim që pen- gon procesin e disbursimit të fondeve grant dhe të mbësh- tesim fort punën e ndershme, inisiativat dhe praktikat e mira të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit  Rural  dhe  Agjensisë së Pagesave në procesin tepër kompleks e të vështirë të disbursimit të fondeve grant si nga IPARD II dhe nga Skemat mbështetëse të buxhetit të
  2. Për të gjitha sa më sipër etj Ne si KASH jemi të gatshëm dhe ju propozojmë që të nënshkruajmë edhe një dokument bashkëpunimi me Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe me Agjensinë e Pagesave.