KASH në Konferencën Kombëtare të Turizmit, mbi risitë dhe sfidat për vitin 2018

Turizmi-klosi-696x294

Kryetari i Këshilli të Agrobiznesit Shqiptar, Agim Rrapaj, ishte i pranishëm ditën e sotme në Konferencën Kombëtare të Turizmit organizuar nga Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi dhe Unioni Turistik Shqiptar. Viti 2018 mund të cilësohet si viti i turizmit shqiptar. Kjo vetëm për numrin e madh të turistëve që kanë vizituar vendin tonë, por edhe për faktin se institucionet shtetërore tashmë kanë nisur të shikojnë problemet në sy dhe mbi të gjitha të japin zgjidhje.

Listohen rreth 2300 fshatra me potencial turistik, vetëm pak prej tyre janë të aksesueshëm nga pikëpamja e infrastrukturës.Për ketë qeveria ka ndërmarrë programin 100 fshatrat dhe të incentivave në agroturizëm duke synuar diversifikimin e ekonomisë rurale dhe rritjen e mirëqenies në fshat duke nxitur zhvillimin e produkteve që do kontribuojnë për një ofertë më të pasur turistike.

Ky vit ka nisur me një shifra drejt rritjes së numrit të turistëve. Në tre muajt e parë të këtij viti kemi rreth 70 mijë turistë më shumë se vetëm një vit më parë.  Dhe duhet të kemi parasysh rritja turistike me 12.5 për qind më shumë, i përket sezonit dimëror.Por ndryshe nga sa jemi mësuar që të dëgjojmë vetëm shifra dhe të dhëna fiktive, ministri Klosi ka ngritur disa shqetësime.Ai e nisi fjalën e tij me pyetjen që duhet të na shqetësojë sot të gjithve: “Cili është mekanizmi që na siguron mirë-menaxhimin e interesit gjithmonë e më të lartë të turistëve të huaj në Shqipëri? Cila është formula që na garanton zhvillimin e qëndrueshëm turistik në vend.”

Ai vijoi më tej duke thënë: “Të gjithë e dimë që suksesi i një turizmi afatgjatë është e thënë me fjalë shumë të thjeshta:  Rikthimin jo vetëm të vizitorëve,  por të pushuesve, pra atyre që kanë zgjedhur të kalojnë pushimet në Shqipëri!Kjo do të na garantojnë dy statistika shumë të rëndësishme: Rritja e ditëve të kaluara në Shqipëri dhe rritja e parave të shpenzuara në vendin tonë. Duhet të jemi të qartë, duhet të ndahemi nga epoka ku sektori privat turistik është munduar të tërheqë turistë në konkurrencën gjithmonë e më të egër globale, dhe sezon pas sezoni ti kënaqet asaj që iku me frikën e asaj që vjen sezonin tjetër”.

“Smile Albania” është risia e këtij viti. Në këtë projekt do të jenë edhe 1000 të rinj të angazhuar në promovimin e Shqipërisë turistike dhe sensibilizimin e turistëve, vendas veçanërisht, për mbajtjen pastër të ambientit.Ndërkohë sipas përfaqësuesve të Unionit Turistik Shqiptar, turizmi i përqendruar më së shumti në atë bregdetar ka një ka një kontribut afro 27 për qind në Prodhimin e Brendshëm Bruto.