Zv.ministri Halilaj për ATSH-në: Detaje për sektorët dhe financimin e IPARD në bujqësi

ministri zv

Në fillim të muajit maj të gjithë fermerët shqiptarë do të kenë mundësi të përfitojnë grante nga fondet 93 milionë euro të Bashkimit Europian dhe qeverisë shqiptare, përmes programit IPARD II. Zv/ministri i Bujqësisë, Ilir Halilaj në një intervistë për ATSH-në, tha se programi IPARD mbështet tre kategori investimesh në sektorin rural; Investime në fermë, agropërpunim, diversifikimin e ekonomisë rurale dhe agroturizëm.

Në lidhje me kriteret që duhet të plotësojnë fermerët në varësi të skemës ku ata aplikojnë, Halihaj shpjegon se, e rëndësishme është që fermerët të zotërojnë certifikatën e pronësisë për tokën, planin e investimit që duan të realizojnë dhe numrin e të punësuarve që parashikojnë të angazhojnë sidomos për sipërmarrjet e reja në fushën e agroperpunimit dhe agroturizmit.

Programi IPARD mbulon deri në 65% të vlerës së investimit përmes financimit në formë granti. Mbështetje financiare do të ketë për disa kategori midis të cilave fermat si dhe sektorët e përpunimit të mishit, fruta-perimeve, verës si dhe siguria ushqimore.

at

Sipas tij, për investime në fermë, IPARD mbulon 50-70% të vlerës së investimit, që kap një shumë totale prej 500 mijë euro. Në agropërpunim, mbulon 50 % të vlerës së investimit, deri në shumën 2 milionë euro dhe për investime në agroturizëm, grantet shkojnë deri në 400 mijë euro duke mbulon 50% të vlerës totale të financuar.

Impakti i investime në bujqësi, synon rritjen e standardeve dhe konkurueshmërinë e prodhimeve “Made in Albania”, jo vetëm në tregun vendas por edhe për eksport.