KASH kërkon transparencë dhe mbështetje për fermerët në aplikimet për fondet IPARD

RRapaj

Kryetari i Këshilli të Agrobiznesit Shqipatar, Agim Rrapaj, i ftuar në Tv scan ka folur rreth vështirësive në përthithjen e fondeve IPARD. Bashkimi Europian ka miratuar fondin prej gati 94 milion euro që do disbursohen dhe do të akordohen në sektorin e bujqësisë. Plotësimi i fondeve të duhura nga investuesit, çertifikatat e pronësisë dhe dokumentacioni i nevojshëm, hartimi në mënyrën e duhur i planeve të biznesit përmes ekspertëve të zgjedhur, janë disa prej hapave që duhet të kalojnë fermerët për të përfituar nga fondet IPARD. Kryetari i KASH, i bëri thirrje organeve përkatëse që të shohin me prioritet fermerët të cilët kanë mangësi në përgatitjen e dokumentacionit në kohën e duhur për aplikimin në fonde dhe kërkoi të bëhët një vlerësim i duhur dhe transparent  i projekteve.

Intervista e plotë

Cilat janë problematikat në përthithjen e fondeve IPARD?

Financimi është një ndër elementët më të rëndësishëm që ka penguar në zhvillimin e shumë projekteve për fermerët, përpunuesit e produkteve bujqësore, investimeve në infrastrukturën rurale, artizanatin, agroturizmin, ujërat e brendshëm, edhe në disa sektorë të tjerë të zhvillimit të zonave rurale. Ky fond është mjaft i domosdoshëm. Për të gjithë ata që kanë një ide për të investuar, një ndihmë mjaft e madhe është programi IPARD 2. Jepet një ndihmë prej 50% për individët, për SHPK- të dhe një ndihmë prej 5% më shumë për Shoqëritë e Bashkëpunimit Bujqësor. Ky fond është një mundësi e mirë që Bashkimi Europian ua jep vendeve para anërësimit, ashtu siç është edhe vendi ynë, është shembull për t’u zbatuar, por një problem i vështirë për t’u zgjidhur. Shumë nga vendet që kanë përdorur këtë fond para anëtarësimit, si Hungaria, Polonia, Bullgaria, e patën shumë të vështirë për t’i disbursuar, për arsye të kritereve rigoroze që vendosen nga Bashkimi Europian. Këto fonde jepen për zhvillimin rural në tërësi dhe për t’i dhënë një hov investimeve në kësaj fushe. Prandaj, është e domosdoshme t’u thuhet të gjithë aplikuesve të vërteten mbi këto fonde. Fondet IPARD janë një mundësi shumë e mirë, por kërkon shumë sakrificë për t’i realizuar këto projekte. Këtë e them edhe në sajë të eksperincës që ne kemi ndër vite, përpara IPARD 2 ka qënë IPARD- Like, ku ne nuk disbursuam as 50% të fondeve të Bashkimit Europian. Programi IPARD 2 është lançuar që prej vitit 2014 nga Bashkimi Europian, por ne morëm të drejtën për t’i disbursuar në prill të këtij viti. Pra, që nga viti 2014 deri tani ne përgatitrëm stafin, infrastrukturën e duhur për disbusimin. Eksperienca e deritanishme ka lënë për të dëshiruar.  Nga  15 milion euro që ishte skema e vitit të kaluar nga qeveria shqiptare, ne disbursuam vetëm 10%, apo 1,5 milion euro. Jemi në një fazë që duhet t’u themi atyre që aplikojnë, të kenë një ide dhe të përgatiten për ta paguar fondin e tyre 100%, përpara se të marrin fondin e IPARD, ky është kushi kryesor. Nëse kanë një projekt, ata duhet të kenë të gjitha të ardhurat për të realizuar projektin. Pët ta bërë këtë duhet patjetër të angazhohen bankat ë nivelit të dytë, për të dhënë kredi apo shoqëritë e kursim kredisë. Të dyja palët janë të gatshme. Pasi kalohet faza e parë që janë bankat duhet të jetë ndërtuar plani i biznesit, duhen një sërë dokumentash të nevojshme. Për të realizuar hapin e parë të vështirë që banka t’u miratojë 100% të projektit, banka ka një kusht të vetin, që e miraton projektin nëse aplikuesi shpallet fitues. Ky është momenti i dytë i vështirë. Për t’u shpallur fitues ka vështirësi, pasi ne nuk kemi shumë investitorë të tillë në zonat rurale që mund të plotësojë të gjitha dokumentat që kërkon IPARD. Marrim një shembull të thjeshtë, psh çertifikatat e pronëssë. Ka mjaft investitorë që e kanë tokën prej 20 vitesh, kanë përgatitur projekte, por nuk mund të përfitojnë nëse nuk kanë çertifikatën e pronësië. Për t’i dhënë zgjidhje këtij problemi, kam thënë dhe vazhdoj ta përsëris, i bëj thirrje Kryeministrit, Ministrit të Finanacave dhe Ministrit të Bujqësisë, të nxjerrin një urdhër të posaçëm që të gjithë ata që aplikojnë të kenë përparësi në marrjen e çertifikatave të pronësisë.  Të kenë përparësi në afat që të mos s’kualifikohen për këtë shkak. Momenti i dyrë i vështirë janë planet e biznesit.  Ne nuk kemi shumë investitorë në zonat rurale që mund të kenë një plan biznesi të pëlqyeshëm për IPARD-in, për bankat mund të jenë më të pranueshme. Investitorët duhet t’u drejtohen studiove të specializuara, ekspertëve me përvojë, jo atyre që dinë të shkruajnë në teori, por ekspertëve të cilët njohin  shumë mirë terrenin, që kanë vite që punojnë në atë sektor, që njohin rajonizimin, efiçencën e projektit që do realizohet dhe të kenë argumenta të plota për ata që do të bëjnë vlerësimin e IPARD-it. Elementi i tretë dhe mjaft i rëndësishëm ka të bëjë me kombinimin që duhet realizuar midis ekspertëve të ndryshëm. Një grup, që të realizojë një projekt është e domosdoshme që të kenë disa ekspertë bazë, si ekonomist agrar, finacier, agronom, arkitekt, inxhinier të mjedisit dhe të gjithë së bashku të punojnë në mënyrë unike që t’u japin zgjidhje problemeve në një kohë të shkurtër.

Sa fermerë operojnë aktualisht në vend që kanë nevojë për të përfituar nga fondet IPARD dhe cilat kanë qënë historitë e mëparshme të IPARD-it?

Me IPARD-in nuk kemi histori suksesi, ka pasur projekte të veçanta që kanë pasur sukses por jo histori relae që mund t’u referohemi.  Problemi është që kemi 354 mijë ferma dhe vetëm 36 mijë janë të formalizuara. Vetëm këta  36 mijë fermerë kanë të drejtën për të aplikuar, por jo të gjithë do të aplikojnë. Kjo do të bëjë që jo vetëm të mos kemi shumë alternativa, por edhe të mos disbursojmë fonde. Me hapjen e thirrjes nuk ka shumë kohë për t’u marrë me problemet anësore, këto probleme duhet të zgjidhen më parë. Prandaj është e domosdoshme që ne të shfrytëzojmë të gjitha resurset që kemi, ndaj është e nevojshme që edhe ata që kanë resurse, që kanë investuar deri tani, edhe pse mund të jenë të zhgënjyer është momenti që të rishohin vendimet e tyre. Unë do t’i nxisë që të hyjnë në këto fonde dhe do të kërkoja nga drejtuesit që të garantojnë aplikuesit që s’do të këtë më pagesa nën dorë, nuk do ketë më sekserë apo ndërhyrje politike, preferenca për individ të veçantë, por vetëm vlerësim të drejtpërdrejtë, pararësisht nga vështirësitë që dalin. Fonde ka për të gjithë dhe është e paparanueshme që ata që merren me vlerësimin,  të vënë kritere të pamiratuara nga IPARD. Duhet të flasim për të eliminuar shkaqet që kanë qënë pengues për të kaluarën.  Mospërfshirja e ekspetëve me përvojë ka bërë që të prezantohen projekte të paparanueshme dhe kjo rezulton jo serioze. Duhet të këmbëngulim duke thënë që këto para jepen për projekte dhe jo për individ të veçantë apo forca politike.

Kur bëhet hapja e fazës për aplikimin e fermerëve?

Hapja bëhet në dhjetëditëshin e parë të majit, janë dy skema. Mendohet se skema e tretë do të hapet në shtator dhe ka të bëjë me agroturizmin.  Në dy skemat e para ka një gamë të gjerë, për blegtorinë ka hapësira të mësha për të investuar. Ne kemi bërë përgatitje në lidhje me sigurinë ushqimore, është momenti që të tregojmë me vepra se sa të interesuar jemi për të eksportuar produktete tona shtazore. Nëqoftëse, edhe këtë herë nuk do i kushtojmë rëndësi eksportit të produkteve shtazore, atëhërë edhe në fazën tjetër të disbursimit të fondeve do të kemi një eksperiencë jashtëzkonisht negative që nuk do ta kalojmë lehtë.

Në cilët sektorë do të përqëndrohen fondet IPARD?

Skema e IPARD është shumë e gjerë dhe nuk ka investim të madh  në përthithjen e fondeve dhe investimeve. Përfshihet pemtaria, frutat dhe perimet, blegtoria, por ne duhet të përqëndrohemi aty ku investimet kanë filluar dhe nuk janë përfunduar për mungesë financimi. Ky është momenti i duhur, pasi shumë subjekte e kanë filluar investimin dhe  nuk e kanë përfunduar për mungesë financimi. Bankat kanë qënë të tëhequra për arsye të ndryshme por me 50% e mbështetjes së investimit kostoja e produktit dhe vetëshlyerja e investimit lehtësohet jashtëzakonisht shumë. Marrim shembullin e tregjeve të kafshëve të gjalla. Në vend janë 33 tregje që nuk plotësojnë asnjë kriter dhe është ky momenti që ne të nxisim pronarët e tregjeve që ata të ndërtojnë projekte dhe të marrin pjesë tek IPARD. Përsa i përket tranportit të kafshëve të gjalla është momenti që ata të aplikojnë, pasi i kemi mjetet e transportit jashtë kritereve. Kemi investime të kryera dhe të lëna në mes në sera, ne duhet të angazhohemi që këto investime t’i realizojmë sa më parë. Por, këtu ka një pengesë të madhe pasi kemi shumë subjekte jashtë fondit të IPARD, kanë kredi të moskthyera në afat, pikërisht këta subjekte përjashtohen. N.q.s. do i përjashtojmë kur ata kanë mundësi të ristrukturohen, kanë mundësi të aplikojnë tek IPARD,  unë do sygjeroja që këtë çështje ta shohin me prioritet sepse dhe ato fonde që ata kanë dhënë nuk besoj se do u rikthehen nëse nuk ndërhyet. Kjo ndërhyrje nuk mund të bëhet nëse nuk rikonstrukturohet kredia. Unë do vazhdoj të flas që një pjesë e mirë e këtyre borxheve që kanë 27 vjet që nuk po kthehen, nuk duhen lënë më në sistem.