SARED në ndihmë të blegtorëve në qarkun e Korçës, përmes trajnimeve dhe asistencës teknike

dele-c1200x600

Projekti SARED është projekti i cili synon zhvillimin e zonave te paavantazhuara rurale. Prej disa kohësh, SARED po ofron asistencë përmes trajnimeve dhe pajisjeve në ndihmë të blegorëve në qarkun e Korҫës. Në bashkëpunim me dy shoqatat “ ADAMA” dhe LEAA” ata po punojnë për të bërë të mundur që të kenë më shumë cilësi në produktete e tyre, të jenë më fitimprurës dhe të kenë  mjaft avantazhe të tjera. Projekti SARED, përmes këtyre dy shoqatave bën presente asistencën që ofron jo vetëm në qarkun e Korcës, por në të gjithë Shqipërinë.

pupaTaulant Pupa, është drejtori i një fabrike të prodhimit të qumështit në Nishavec të Pogradecit, i cili na rrëfen eksperiencën e tij. I arsimuar jashtë vendit, ai është rikthyer për të praktikuar dijet e marra në Shqipëri. Ai falenderon dhe vlerëson ndihmën e dhënë nga dy shoqatat në bashkëpinim me SARED-in.

“Kjo fabrikë ka nisur punën që prej vitit 1992.  Gjatë kësaj periudhe ne jemi munduar me forcat tona për t’i mbijeuar tregut, duke investuar në makineri për t’i dhënë konsumatorëve një produkt sa më të shëndetshëm. Qumështi që marrim është qumësht natyral, cilësor, të cilin e marrim nga fermerët. Falenderoj dy shoqatat “ADAMA” dhe “LEAA” për ndihmën që ato kanë dhënë.  Ne arrijmë të krijojmë një komunikim sa më të mirë me fermerët përmes trajnimeve për ruajtjen e cilësisë së qumështit. Trajnimet u japin dije fermerëve që të jemi më të konkurueshëm në tregun europian. Pa këta fermerë dhe pa ndihmën e shoqatave trajnuese produkti  nuk do të ishte cilësor.”

Më tej ai vijoi: “Proҫesi i punës nis që në mëngjes, ku bëhet grumbullimi i qumështit përmes autoboteve, vjen në fabrikë ku filtrohet  dhe përpunohet. Gjithmonë bëhen dhe analizat e qumështit, për të parë përmbajtjen e tij.  Kujtim Elezi është mbarështues i bagëtive të imta i trajnuar nga shoqata “ LEAA”, i mbështetur nga projekti “SARED”. Ai shprehet se ata kanë gjetur mbështetje në pajisjet për mbajtjen e qumështit dhe kurimin e sëmundjeve. Ai thotë: “Para disa kohësh  dorëzonim qumështin me bidona plastik, ku qumështi rrezikohej të prishej, ndërsa me pajisjet e reja, qumështi është më i sigurt. Ndërsa për sëmudjet e deleve na kanë ofruar ndihmë për t’i kuruar ato.”

adamaMerita Uruci është drejtore ekzekutive e shoqatës “ADAMA”. Ajo rrëfen punën që ata kanë bërë me blegtorët në qarkun e Korҫës, e cila përfshin të gjitha hallkat për prodhimin e qumështit.

“Sfida që ne kemi është prodhimi i një qumështi cilësor. Të financuar nga projekti SARED, shoqata “ADAMA”, ka punuar për t’i trajnuar këta blegtorë, për të pasur një qumësht sa më cilësor ku përballemi edhe me normat e BE-së, ku dhe arritja e këtyre normave është larg. Puna jonë konsiston në përmirësimin e të gjithave proҫedurave të mbarështimit, mjeljen, higjenën, monitorimin për gjithë zinxhirin deri tek përpunimi. Të gjitha hallkat e zinxhirit duhet të bashkëpunojnë si një e vetme, pasi kanë interesa për të prodhuar, për të qënë të qëndrueshëm dhe për t’i dhënë konsumatorit një qumësht cilësor dhe të shëndetshëm. Arritjet e bëra për prodhimin e qumështit janë jo vetëm në informacionet dhe asistencë teknike, por edhe përmes monitorimit në fabrikë, analizat, duke përmirësuar mjetet e transportit, si enët e mjeljes apo të mbajtjes së qumështit. Në mbështetje të kësaj pune shteti shqiptar ka dhënë subvencionime, ne punojmë së bashku për të arritur një produkt cilësor.”

Midash Dushku, blegtor në  Nishavec shprehet se qumështi është më cilësor, pëmes medikamenteve për kafshët dhe pajisjeve të reja: “Kemi bërë disa takime për t’u trajnuar mbi kurimin e kafshëve, si pastrimin e thundrave, vaksinimin apo zbulimin e hershëm të sëmundjeve. Bashkëpunimi ka qënë i vazhdueshëm dhe në interes të fermerëve. Gjerat që kemi mësuar në trajnime, i aplikojmë dhe përpiqemi të bëjmë analizat e nevojshme për mbarëvajtjen e fermave.”

laaValbona Ylli, është drejtore ekzekutive e shoqatës “LEA”. Ajo rrëfen eksperiencën e saj, për bashkëpunimin me projektin SARED dhe asistencën që kanë ofuar në qarkun e Korҫës: “Shoqata “LEAA” në kuadër të projektit për mbështetjen e zonave të disavatazhuara rurale, mbështet këto grupe, fermerët që merren me rritjen e prodhimit të mishit në Pogorie dhe me ata që merren me përpunimin e qumështit, në Nishavec. Pikërisht këtu jemi me disa blegtorë, me të cilët shoqata ka zhvilluar një sërë aktivitetesh të lidhura me asistencën teknike, kurset e kualifikimit, si edhe me ofrimin e demostrimeve për disa teknologji, ndoshta të njohura dikur por të nevojshme për t’u rikthyer në pakticitetin e fermerëve.”

Më tej ajo vijoi: “Ndërsa asistenca teknike ka të bëjë me shëndetësimin e tufave, kërkojmë të aftësojmë fermerin që të parandalojë sëmundjet dhe luftmin e tyre. Kemi zhvilluar trajnime dhe demostrime si analiza e mastitit përmes testeve, i keni aftësuar edhe për trajtimin e sëmundjeve të thundrave duke i aftësuar si edhe për kontrollin dhe disefektime të nevojshme. Element i rëndësishëm është edhe përgatitja e kalendarit të ngjarjeve duke  bërë të mundur që fermeri të ndërhyjë në periudha  të caktuar të jetës së kafshës.”

Analiza ekonomike në ferma, trajnimet dhe asistenca teknike kanë shërbyer që fermeri të ketë një përmirësim të rezultatit ekonomik të fermës. Përmes projektit SARED janë shpëndarë në Nishavec rreth 50 bidona inoksi, të cilët kanë shërbyër dhe kanë dhënë avantazhin e rritjes së cilësisë, kanë ndërgjegjësuar fermerin për enët që duhet të përdorin. Ndihma e dhënë nga dy shoqatat së bashku me projektin SARED kanë ndihmuar në prodhimin e një qumështi cilësor dhe të konkurueshëm.