Konsolidimi i tokës, instrument bazë i zhvillimit të qëndrueshëm të bujqësisë

kash 1

Ditën e sotme në ambjentet e Hotel Tirana u mbajt konferenca kombëtare “Konsolidimi i tokës si instrument i zhvillimit të qëndrueshëm të bujqësisë”. Qëndra e Studimeve të Burimeve Natyrore në bashkëpunim me bashkinë Fier, Këshillin e Agrobiznesit Shqiptar dhe organizatat partnere FKPKK ishin organizatorët e kësaj konference.  Aty ishte e pranishme zv. ministja e bujqësisë Ermira Gjeci, kryetari i KASH, Agim Rrapaj, profesor dr. Sherif Lushaj (QSK “Natyra”), deputetët Eduard Shalsi dhe Besnik Bare, përfaqësues të botës akademike  si edhe përfaqësues të Bashkisë Fier. Në këtë konferencë u paraqitën objektivat bazë të konsolidimit të tokës që do të përfshihen në programin e konsolidimit për Bashkinë e Fierit. Ato bazohen në alternativat për zmadhimin e fermave bujqësore dhe bashkimin e pronës në një vend të vetëm ose në pak vende. Përmes projektit synohet një analizë e situatës së fragmentimit të tokës dhe pasojat ekonomike – sociale dhe mjedisore  të shkaktuara nga fermat e vogla, lobimin me politikëbërësit dhe vendimmarrësit për përfshirjen e rezultateve të projektit në përmirësimin e strategjisë kombëtare të konsolidimit të tokës, si edhe sensibilizimin e komunitetit pë zhvillimin e qëndrueshëm të bujqësisë.Në këtë konferencë u paraqitën objektivat bazë të konsolidimit të tokës që do të përfshihen në programin e konsolidimit për Bashkinë e Fierit.

  kashhh

Kryetari i Këshillit të Agrobiznesit Shqiptar foli për mbështetjen e SHBB- ve për nxitjen e kooperimit të fermerëve sipas shembujve të mirë dhe përvojës ndërkombëtare.

Rezultat kryesor që pritet nga implementimi i programit është fuqizimi ekonomik i komunitetit, përdorimi dhe administrimi i burimeve tokësore  si edhe përmirësimi i strategjisë kombëtare të konsolodimit të tokës. Konferenca u mbyll me diskutime dhe sygjerime të mëtejshme për vazhdimësinë e projektit.