Mifoli, tregu i kafshëve rrezikon të kthehet në burim viktimash ushqimore. Bashkia e Vlorës shmang detyrimet ligjore

Mifoli-696x394

Zona tek Ura e Mifolit në Vlorë, nuk është e njohur vetëm për emrin, për bëmat e ‘97 në këtë vend, apo për numrin e viktimave. Por, edhe si tregu më i madh i kafshëve të gjalla në Vlorë, i cili përsa i përket rrezikshmërisë që përçon të konsumatori, nuk është çudi që të shndërrohet sërish në vend që shkakton viktima të tjera. Pas viteve `90, pranë këmbëve të Urës së Mifolit, banorët e zonave përreth, më pas edhe nga i gjithë rrethi i Vlorës e Fierit, nisën të dalin për të tregtonin kafshët e tyre. Gradualisht, zona poshtë këmbëve të Urës së Mifolit, u shndërrua në një treg të mirefilltë për kafshët e gjalla e s ii tillë njihet edhe sot. Ministria e Bujqësisë në atë kohë dhe Bashkia, e njohin zyrtarisht si treg të kafshëve të gjalla, por vetëm në letër. Vetëm kështu, pasi deri sot, në 28 vite demokraci e që funksionon ky treg, nuk kanë marrë mundimin të investojnë as edhe një qindarkë të vetme, për plotësimin e kushteve dhe standardeve, për të funksionuar si treg i tillë, me me higjenë, me rrëgull e që të garantojnë qoftë shëndetin e kafshëve, por edhe më e rëndësishmja, sigurinë e konsumatorit.

Agim Rrapaj, ekspert i tregjeve të kafshëve të gjalla, por njëkohësisht, ekspert i Projektit “Tregjet e Kafshëve të Gjalla, shkak për cënimin e Sigurisë Ushqimore”, mbështetur nga “Lëviz Albania”, ishte këtë të enjte, për të monitoruar nga afët kushtet e këtij tregu. Por, për Rrapajn, situata është e njëjta me tregjet tjera të vendit, të monitoruara nga i njëjti projekt.

Prej më shumë se 25 vitesh, rituali përseritet një herë në javë, në të njëjtin vend. Asgjë nuk ka ndryshuar, përveçse është rënduar situata në zonën ku kryhet kjo lloj tregtie. Eshte një fushë e hapur, buzë lumit Vjosë, poshtë Urës së Mifolit. Me qindra persona hyjnë e dalin në këtë treg, ata që vijnë nga zonat e afërta por edhe rrethe më të largëta thonë se, Bashkisë Vlorë i intereson të marre tarifen dhe nuk bën asnjë investim. Ligji Nr. 10 465, I DATËS 39.09.2011, “Për Shërbimin Veterinar në Republikën e Shqipërisë”, detyron Njësitë e Qeverisjes Vendore që të kujdesen për tregjet, duket qartë, që për Tregun e Mifolit, bashkia e këtij qyteti nuk ekziston. Në nenin 54 të këtij ligji, per funksionet e njësive të qeverisjes vendore, pika b thuhet se, këto struktura duhet të të përcaktojnë vendndodhjen dhe të administrojnë tregjet e kafshëve të gjalla. Ato administrohen, nga vetë bashkitë apo me subjekte të kontraktuara prej tyre, por në rastin e Rrogozhinës, administrimi nënkupton vetëm mbledhjen e lekëve për çdo koke bagëti që futet aty.

Eksperti i tregjeve, Agim rrapaj, njëkohësisht dhe Kryetar i Këshillit të Agrobiznesit, i cili ishte prezent gjatë monitorimi të këtij tregu, tha se, “ky treg përmbush në thonjëza, vetëm një standard. Që këtu gjendet veterineri i Bashkisë Vlorë, i cili si ambient pune ka një makinë e vetëm kaq”. Në fakt, veterineri vetëm është prezent, ndërkohë që nuk ndalon hyrje-daljet e kafshëve pa matrikuj e certifikata veterinare, duke bërë kështu që, funksionimi i sistemit RUDA (Regjistri elektronik i lëvizjes së kafshëve) është i paimagjinueshëm. Dhe për këtë situatë, Rrapaj bën fajtor Bashkinë e Vlorës, e cila edhe e ka përgjegjësi ligjore të investojë aty.

“Eshtë një situatë mjaft e vështirë në këtë treg edhe krahasuar dhe me tjerat që kemi monitoruar.

Në të njëjtën kohë, si të gjitha tjerat, nuk ka asnjë kusht, asnjë investim për të funksionuar si treg i tillë. Higjena nuk ekziston e për të menduar për kushtet e kafshëve, nuk është as mendim. Ky treg nuk plotëson asnjë nga kriteret e Vendimit të Këshillit të Ministrave për këtë proces. Ky treg është përmbytur 3 herë dhe vetëm s ii tillë nuk mund të quhet. Eshtë domosdoshmëri të ndryshojë dhe nuk mund të vazhdojë kështu, ndërkohë që Bashkia e Vlorës duhet të ndërhyjë menjëherë për ta mbyllur, ose për të plotësuar standardet që garantojnë shëndetin e kafshëve dhe të njeriut”, tha Rrapaj.

Para 3 vjetësh, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, ka gjobitur disa bashki, mes tyre edhe atë të Vlorës me vlerën e 300 mijë lekëve, për mosplotësimin e kushteve të tregtimit të kafshëve në këto tregje, të cilanë janë shndërruar në rrezik potencioal për konsumatorin.

Asnjë masë apo ndërhyrje nuk u bë më pas, ndërkohë që duket qartë se, kryetarët e bashkive sfiduan dhe Kryeministrin e Shqipërisë, i cili në një komunikim publik me të zgjedhurit vendor, në vitin 2016, iu kërkoi ndërhyrje emergjente për tregjet. Por, ato janë edhe më keq, rreziku i përhapjes së zoonozave edhe më i madh, veçanarisht në stinën e verës dhe më e rrezikuara është siguria ushqimore e konsumatorit, e cili si pasojë moskontrollit të kafshëve, lëvizjes së tyre, mungesës së matrikullimit dhe certifikatave veterinare, është jashtë çdo kontrolli e monitorimi të mundshëm, duke e bërë kështu zonën e Mifolit, konkretisht tregun, shkaktare të mundshme të shpërthimit të epidemive e helmimeve ushqimore të njerëzve.