Anëtarët

Asambleja e Përgjithshme e Anëtarëve (APA të KASH) është organi më i lartë vendimmarrës midis konferencave kombëtare dhe Kongresit të KASH.  APA-ja e  KASH përbëhet nga shoqatat kombëtare të agrobiznesit, agroturizmit, mikrokredisë, si dhe Këshillat Rajonale të Agrobiznesit. Këto të fundit operojnë në rang qarku dhe ushtrojnë aktivitetet e tyre në të gjithë territorin e vendit. Para themelimit të KASH shoqatat anëtare kishin fituar eksperiencë mbasi kishin disa vite që ishin krijuar. Aktivitetin e tyre e ushtronin të ndara, që ndikon në nxitjen e prodhimit, përpunimit dhe atë të import – eksportit të produkteve bujqësore e blegtorale, të farërave e fidanave, të plehrave kimike e pesticidive, të mekanikës e mjeteve bujqësore, të linjave të agropërpunimit, agroturizmit, mikrokredisë. Njëkohësisht zhvillonin veprimtari të gjerë në fushën e ujitjes dhe kullimit, si dhe të industrisë ushqimore, të peshkimit etj.  Çdo shoqatë anëtare e asamblesë të KASH ka të zgjedhur nga anëtarësia e përgjithshme bordin ose përfaqësinë e vet, të cilët operojnë në të gjithë sektorët e bujqësisë dhe ushqimit dhe janë të shpërndara në mbarë vendin. Anëtarët e përfaqësive ose të bordeve të shoqatave janë edhe anëtarë të Konferencës Kombëtare të KASH, e cila mblidhet si rregull një herë në vit. Ndërsa anëtarësia e përgjithshme e shoqatave kombëtare dhe Këshillave Rajonale të Agrobiznesit mblidhet në Kongresin e KASH, që si rregull mbahet një herë në 4 vjet.

Këshilli i Agrobiznesit Shqiptar