Objektivat

KASH është bashkim i shoqatave të agrobiznesit që kërkon të ndihmojë interesat e shoqatave anëtare dhe të nxisë zhvillimin e biznesit bujqësor në shërbim të zhvillimit të ekonomisë së vendit duke përmbushur kërkesat e konsumatorit. Objektivi kryesor i KASH është hartimi i politikave për zhvillimin e sektorit privat në fushën e bujqësisë, blegtorisë, peshkimit dhe ushqimit në tërësi, si dhe specifikisht ato të agrobiznesit, agropërpunimit, agroturizmit, mikrofinancës në zonat rurale.

KASH, për të realizuar objektivat dhe qëllimet e veta do të marrë iniciativa konkrete duke organizuar një takim konsultativ mbarëkombëtar, me të gjitha organizatat e shoqërisë civile, që veprojnë e punojnë realisht në zonat rurale në mbarë vendin dhe atë të agrobiznesit në veçanti, ku objekti kryesor i takimit do të jetë:

  • Evidentimi, diskutimi dhe përcaktimi i politikave të zhvillimit të sektorit privat që konsiderohen si konsensuale nga të gjitha shoqatat pjesëmarrëse, për zhvillimin e zonave rurale në përgjithësi dhe atë të agrobiznesit në veçanti.
  • Të mundësojë financimin e një projekti në bashkëpunim me sektorin privat, qeverinë edhe me

donatorët, që në kuadër të KASH, të ushtrojë veprimtari të përhershme një grup ekspertesh me përvojë.

Me objekt të ndihmojnë veprimtarinë e organizatave të shoqërisë civile anëtare të KASH dhe të tjera në zonat rurale, si dhe të këshillave rajonale të KASH, që realisht punojnë në dobi të zhvillimit ekonomik dhe përmirësimit të jetës në tërësi në këto zona dhe atë të agrobiznesit ne veçanti.

  • KASH, do të përkrahë e të nxisë politiken e zgjerimit të anëtarësisë së tij, por për ato organizata apo shoqata që ushtrojnë një veprimtari dobiprurëse dhe kanë një shtrirje mbarë kombëtare dhe me gjerë.

Fillimisht do të krijojë kushtet dhe do të ftojë të gjitha shoqatat kombëtare themeluese të KASH, për të cilat është investuar në vite dhe kanë një përvojë konkrete, por që nuk kanë qenë aktiv në veprimtarinë e KASH në periudhën e kaluar, që të aktivizohen me shumë, të rrisin aktivitetin dhe kontributin e tyre në dobi të vewt shoqatës dhe KASH.

Do të ftojë për anëtarësim edhe disa organizata, fondacione e shoqata të tjera me veprimtari të spikatura mbarëkombëtare në zonat rurale në tërësi dhe atë të agrobiznesit në veçanti.

  • Në marrëdhëniet me partitë politike, KASH do të jetë qartësisht një organizatë e pavarur, jo politike dhe gjithëpërfshirëse.
  • Në marrëdhëniet me Parlamentin, KASH do të intensifikojë, forcojë e të rrisë në një shkallë më të lartëbashkëpunimin me deputetët e të gjithë forcave parlamentare dhe do të forcojë bashkëpunimin epartneritetin me të gjitha komisionet dhe grupet parlamentare.
  • Në marrëdhëniet me Ministrinë e Bujqësisë, Zhvillimit Rural,ministrite e linjes dhe me Qeverinë, KASHdo të jetë një opozitë konstruktive dhe e fuqishme për rastet kur nuk do të pasqyrohen në programet e zhvillimit qeverisës kërkesat konsensuale të KASH. Do të jetë oponencë e vazhdueshme për mosrealizimin në kohë e me cilësi të programit për forcimin e shoqërisë civilë në zonat rurale. Njëkohësisht do të jetë partner serioz në zbatimin me sukses të projekteve në dobi të shoqërisë civile në zonat rurale dhe ato të mbështetjes e zhvillimit të bujqesise dhe agrobiznesit.
  • Në aspektin e forcimit organizativ të funksionimit të vet KASH, do t’i përmbahet fort parimit të konsensusit në vendimmarrjet me rëndësi. Ashtu si edhe mbështetjes, forcimit e konsolidimit të pavarësisë së veprimtarisë se çdo shoqate anëtare. Po të njëjtën vëmendje dhe kujdes do t’i kushtohet forcimit organizativ e rritjes cilësore të vetëveprimit të këshillave rajonale.

Këshillat rajonale te agrobiznesit, përsa i përket territorit do të vazhdojnë të funksionojnë sipas qarqeve. Përsa i përket anëtarësimit dhe mënyrës së drejtimit do të punohet fort që të pësojnë permiresime. Objekt kryesor në vijim do të jetë monitorimi i politikave ekomomike, që zbatohen në qarkun e tyre, efektiviteti, zbatimi dhe monitorimi me transparencë i projekteve me fonde publike dhe të donatoreve. Një objekt i rëndësishëm do të jetë dhe dhënia e informacionit të vazhdueshëm për KASH, në drejtim të mbrojtjes së interesave, të mënyrës se si realizohen objektivat e KASH në rajonin e tyre. Për zhvillimin, përqëndrimin dhe specializimin e prodhimit, për nxitjen e eksportit, për kooperimin ne tërësi dhe krijimin e SHBB në veçanti, për krijimin e Federatave të tyre. Për nxitjen dhe konsolidimin e procesit të shitjes dhe blerjes në grup, për bashkëpunimin me organet e pushtetit vendor dhe rritjen e investimeve në dobi të përmirësimit tëinfrastrukturës e rritjes së prodhimit në tërësi. Lufta dhe përpjekjet për të gjetur prova konkrete për të reduktuar informalitetin dhe luftuar korrupsionin do të jetë një ndër objektivat e përhershme për Këshillat Rajonale të KASH.

Për të pasur një KASH të fortë dhe të konsoliduar, përveç angazhimit të ekspertëve në fushën tekniko –ekonomike, do te përzgjidhen e aktivizohen ekspertë të aftë profesionalisht e me integritet të lartë edhe në fushën e marrëdhënieve dhe komunikimit me publikun dhe me donatorët, në fushën juridike, në fushën financiare dhe në fushën e auditimit. Në të gjitha këto fusha në të ardhmen e afërt do të ketë një permiresim të ndjeshem në veprimtarine e KASH.

 

Këshilli i Agrobiznesit Shqiptar