Kongrese Rajonale

Kongresi parë i KASH, është mbajtur në datën 10 maj 2001, në prani të 400 përfaqësuesve të shoqatave të agrobiznesit, në sallën e teatrit të Operas dhe Baletit në Tiranë. Në këtë veprimtari morën pjesë, diskutuan dhe dhanë mendime të vlefshme, përfaqësues nga të gjitha partitë parlamentare shqiptare, përfaqësues të disa ministrive dhe drejtues të qeverisë shqiptare, përfaqësues tëshoqatave simotra dhe të përfaqësive diplomatike të akredituara në vendin tonë. Vendimet e këtij kongresi konsoliduan themelet demokratike të veprimtarisë së shoqatave anëtare dhe të Këshillave Rajonale të Agrobiznesit, si dhe qartësuan dhe rritën besimin për të ardhmen e veprimtarisë së KASH.Njëkohësisht rritën më shumë entusiazmin e anëtarësisë në realizimin e objektivave dhe qëllimit të KASH.

Kongresi dytë i KASH, është mbajtur në datën 2 Maj 2005, në sallën e madhe të Pallatit të Kongreseve, në prani të më shumë se 2000 përfaqësuesve të shoqatave të agrobiznesit dhe Këshillave
Rajonale të Agrobiznesit, me pjesëmarrrje nga i gjithë kombi ynë. Edhe veprimtaria dhe vendimet e këtij kongresi treguan për rritjen, forcimin dhe konsolidimin e KASH. Këtë fakt e përligjën në fjalimet e tyre edhe përfaqsuesit e qeverisë shqiptare, të përfaqësive diplomatike, të partive politike parlamentare, ekspert të
pavarur dhe APA të KASH, etj. Në këtë Kongres u përshëndet në mënyrë të veçantë suksesi i arritur në zbatimin e një Projekti Pilot: “Për reduktimin e çmimit të karburantit që përdoret për veprimtaritë prodhuese në zonat rurale”. Vlerësimi mjaft pozitiv për këtë projekt pilot u bë nga të gjithë pjesëmarrësit, përfaqësuesit
e qeverisë, të partive parlamentare të pozitës dhe opozitës, si dhe përfaqësuesit e institucioneve ndërkombëtare dhe të gjitha shoqatave pjesëmarrëse në këtë kongres. Në veçanti, u theksua dhe u vlerësua realizimi i suksesshëm për herë të parë në një veprimtari apo partneritet të përbashkët qeveri –shoqëri civile në zonat rurale. Por, për fat të keq zbatimi i këtij Projekti Pilot u ndërpre një vit më vonë dhe nuk u shtri në të gjithë vendin. Shkak kryesor për ndërprerjen ishin ndryshimet politike që u bënë në vitin
2005, në drejtimin e ish Ministrisë së Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit. Moszbatimi i Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 703, datë 16.11.2005 “Për Furnizimin me Karburant pa Akcizë për Mekanikën Bujqësore, Serrat me Ngrohje, dhe Subjektet që kanë Kaldaja në Linjat e Përpunimit të Qumështit”, erdhi si rezultat i shkarkimeve masive nga puna për motive politike të ekspertve që kishin kaluar procedurat e trajnimit. Por jo vetëm kaq, por edhe si rrjedhojë e mungesës së profesionalizmit nga administrata e re, për të përballuar e kapërcyer vështirësitë që hasen zakonisht në zbatimin e projekteve të tilla, veçanërisht kur projekti u shtri për t’u zbatuar në të gjithë territorin e vendit. Rol negativ për moszbatimin e Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 703 datë 16.11. 2005, në shkallë vendi luajti edhe largimi i donatorëvë të huaj, që me eksperiencën dhe me ndihmën e tyre grant kishin lehtësuar se tepërmi zbatimin e projektit pilot. Me donatorët ishin nënshkruar marrëveshje për vazhdimësinë e ndihmës grant edhe për fazën e zbatimit të tij në të gjithë vendin. Objektivi i KASH, i pa realizuar deri tani “Për reduktimin e çmimit të karburantit i përdorur nga subjektet prodhuese që operojnë kryesisht në zonat rurale” ështëaktualisht edhe një ndër sfidat dhe objektivat kryesore të platformës së APA të KASH, për t’u realizuar në
periudhën 2017 – 2021.
Kongresi i tretë i KASH, u mbajt në datën 10 qershor 2010, në sallën e Teatrit të Operas dhe

Baletit, në prani të 650 përfaqësuesve të KASH. Në këtë eveniment morën pjesë dhe diskutuan

përfaqësues të Ministrisë Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, të qeverisë, të përfaqësisve diplomatike, të donatorëve dhe organizatave simotra, brenda dhe jashtë vendit.

Edhe ne kongresin e tretë të KASH, problemet që u trajtuan dhe rezoluta e miratuar teorikisht ishin si vazhdimesi e disa prej politikave të miratuara në kongreset e mëparshme. Vlerësohet si arritje në këtë periudhe forcimi i marrëdhenieve dhe zhvillimi aktiviteteve të përbashëkta me shoqatat simotra në Kosovë, si dhe anëtarësimi KASH në Shoqatën Botërore të Fermerëve. Por në periudhën në vijim për realizimin e qëllimit praktike dhe objektivave të miratuara në kongreset e KASH, Shoqatat Kombëtare dhe Këshillat Rajonale u perballën me disa probleme e vështiresi, që i penguan të realizojnë me sukses edhe rezoluten e miratuar në Kongresin e tretë. Presidenti i KASH në atë periudhë ishte njëkohësisht edhe pjesë e stafit politik të Ministrisë së Bujqësisë. Ai u angazhua  si Këshilltar i ish Ministrit të Bujqësise ,Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit. Pozicioni si këshilltar i ministrit i ish Presidentit te KASH binte ndesh me statutin e KASH dhe e demtoi rëndë frymën opozitare dhe oponencën e KASH si perfaqesues i sektorit privat përballë përfaqsuesve të sektorit publik. Dëmtoi autonominë dhe demokracinë e brendshme te organizatës. Nuk u lejuan zgjedhje të lira, nuk u lejua te zhvillohej debati, kritika dhe autokritika brenda organizatës. Në këtë periudhë u forcua dhe u promovua pa asnjë motiv në dobi të organizatës kulti i individit i ish drejtuesit te KASH, që për pasojë eleminoi një ndër arritjet më të mëdha të arritura me shumë mund e sakrifica nga KASH. Marrjen dhe zbatimin e vendimeve konsesuale për problemet e rëndesishme që realisht shqetesonin gjithë anëtaresinë e përgjithshme të organizatës KASH.

Por në fund të vitit 2013 me zgjedhjet e reja në KASH situata ndryshoi përsëri pozitivisht. KASH ju kthye përsëri normalitetit për realizimin e qëllimit dhe objektivave në përputhje me statutin dhe platformen e miratuar në organet më të larta.

Kongresi katërt i KASH, u mbajt në datën 16 maj 2015, në sallën e madhe të Pallatit të Kongreseve në Tiranë me pjesëmarrjen e mbi 1500 përfaqësusesve të shoqatave anëtare. Ky eveniment u zhvillua në kuadër të veprimtarive të organizuara per 15 vjetorin e themelimit të KASH. Në këtë kongres u miratua edhe platforma e re e zhvillimit të veprimtarisë së KASH për periudhën neë vijim. Platformë e miratuar nga kongresi ka ne themelin e vet ternomin:

Kooperim – Mekanizim dhe Inovacion – Financim – Përmirësim legjislacioni, në zonat rurale.

Kongresi i KASH e miratoi  platformen mbas një konsultimi të gjerë me anëtarësinë  e cila konsiston në:

  1. Konsolodimin e rrjetit ekzistues të Shoqërive të Bashkëpunimit Bujqësor( SHBB ) duke formalizuar dhe persosur më tej strukturën e tyre organizative, në nivel lokal dhe kombëtar. Ristrukturimin e programit aktual të Qëndrës Kombëtare të Biznesit ose Krijimin e një qëndre të re kombëtare për regjistrimin e fermerëve dhe subjekteve të agrobiznesit.
  2. Rritjen e ndërgjegjësimit të aktorëve ekonomikë, kombëtar mbi potencialin e sipërmarrjeve dhe fermerëve shqiptarë të angazhuar vecanerisht në zhvillimin e bujqesise sociale, te agrobiznesit dhe zonave rurale ne teresi, duke i promovuar ato sa më shumë dhe identifikuar praktikat më të mira zhvillimore. Uljen e kostove për fermerët në aksesin në financë si dhe mbështetjen e tyre në garantimin dhe marrjen e financimeve më të mëdha dhe të përshtatura ndaj nevojave të tregut.
  3.  Rinovimin e Parkut të Mekanikës Bujqësore në vend me qëllim rritjen e performances dhe nivelit të prodhimit kombëtar në zonat rurale, që të jetë gjithashtu sa më konform normave dhe standarteve komerciale rajonale e europiane.
  4. Mbështetjen e metodave inovative dhe programeve prodhuese intensive për të siguruar një mekanikë performante, duke synuar në veçanti reduktimin e kostove energjetike, nëpërmjet zëvendësimit të karburantit të importuar me karburant të prodhuar dhe përpunuar në vend, program i hartuar që mund të zbatohet pa asnjë kosto shtesë për buxhetin e shtetit. Hartimin e regjistrit elektronik te fermës, kartës elektronike të fermerit dhe Qendres Kombëtare të Regjistrimit të Agrobiznesit.

Këshilli i Agrobiznesit Shqiptar