KASH në Konferencën Kombëtare të Turizmit, mbi risitë dhe sfidat për vitin 2018

Turizmi-klosi-696x294

Kryetari i Këshilli të Agrobiznesit Shqiptar, Agim Rrapaj, ishte i pranishëm ditën e sotme në Konferencën Kombëtare të Turizmit organizuar nga Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi dhe Unioni Turistik Shqiptar. Viti 2018 mund të cilësohet si viti i turizmit shqiptar. Kjo vetëm për numrin e madh të turistëve që kanë vizituar vendin tonë, por edhe për faktin se institucionet shtetërore tashmë kanë nisur të shikojnë problemet në sy dhe mbi të gjitha të japin zgjidhje. Continue reading KASH në Konferencën Kombëtare të Turizmit, mbi risitë dhe sfidat për vitin 2018

Risi Albania, mundësi për të nxitur sektorin e bimëve mjekësore dhe aromatike

risiMë shumë se 100,000 familje shqiptare janë të lidhura ngushtë me jetën e bimëve aromatike dhe medicinale (BAM). Vetëm në veri të Shqipërisë besohet se kultivimi i bimëve mjekësore përbën rreth 35% të të ardhurave të këtyre familjeve. Gjithashtu në Ersekë mbi 90 % e banorëve dhe në Korçë mbi 40 % e banorëve sigurojnë të ardhura për familjet e tyre përmes bimëve medicinale. Bimët mjekësore janë një burim të ardhurash e drejtëpërdrejtë jo vetëm për këto familje por edhe për vendin tonë, duke qenë se rreth 90 % e tyre eksportohet. Continue reading Risi Albania, mundësi për të nxitur sektorin e bimëve mjekësore dhe aromatike

Kreu i KASH , Agim Rrapaj, parashtron në takimin e agrobiznesit me Ministrin e Bujqësisë Niko Peleshi, alternativat për thithjen e financimit në sektorin e bujqësisë dhe agrobiznesit

laknas

Në kuadrin e hapjes së thirrjes së IPARD Program, KASH organizoi në Laknas, një takim ku ishin të pranishëm Ministri i Bujqësisë, z. Peleshi dhe drejtoresha e AZHBR-së znj. Frida Krifca.   Të   pranishëm  ishin përfaqësues   të   organizatave anëtare të Këshillit të Agrobiznesit Shqiptar.   Qëllimi i takimit ishte informimi i fermerëve  për t’u ofruar asistencën e duhur për skemat e programit IPARD.  Thirrja e parë për aplikime në financime, që ky program do të japë për bujqësinë shqiptare, do të bëhet në fillim të  muajit  maj. Continue reading Kreu i KASH , Agim Rrapaj, parashtron në takimin e agrobiznesit me Ministrin e Bujqësisë Niko Peleshi, alternativat për thithjen e financimit në sektorin e bujqësisë dhe agrobiznesit

Zero TVSH per Shoqëritë e Bashkëpunimit Bujqësor

Agim.rrVetëm 10 % e fermerëve deri tani rezultojnë të regjistruar me numër NIPTI, këtë e bën me dije Kryetari i Këshillit të Agrobiznesit Shqiptar, Agim Rrapaj, në një intervistë dhënë për Televizionin Publik Shqiptar. Deri më tani nuk ka grupime të fermerëve edhe kjo për arsye të pengesës së TVSH-së. Por, shumë shpejt pritet një vendim i qeverisë për heqjen e këtij 20 % të taksës për të lehtësuar bashkëpunimin e fermerëve.  Continue reading Zero TVSH per Shoqëritë e Bashkëpunimit Bujqësor

Mes derrave, pulave e dhive në Tregun e Kafshëve në Shelqet, ku veterineri ekziston vetëm “mbi kioskë”

TreguDikur njihej si tregu i derrit në Bushat, më saktë, pak kilometra më tej, në fshatin Shelqet. Por sot, është i shndërruar në një treg kafshësh në gjalla, në anë të rrugës kryesore që lidh Bushatin me Mjedën apo Laçin e Vaut të Dejës. Me qindra kokë bagëti, të imëta e të mëdha, derra e deri te pulat, janë vizitorët e këtij tregu çdo ditë të shtunë. Continue reading Mes derrave, pulave e dhive në Tregun e Kafshëve në Shelqet, ku veterineri ekziston vetëm “mbi kioskë”

Kreu i KASH, merr pjesë në takimin e organizuar nga Ministrja Qato me organizatat e biznesit

qatoKreu i Këshillit të Agrobiznesit Shqiptar ishte i pranishëm ditën e sotme në takimin e organizuar në Tiranë nga Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Sonila Qato me organizatat e biznesit. Në këtë takim ishin të pranishëm: Bashkimi e Prodhuesve Shqiptarë, Shoqata Shqiptare e Turizmit, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë, Forumi Kombëtar i Biznesit, Shoqata e Transportuesve Kombëtarë dhe Ndërkombëtarë të Udhëtarëve, Shoqata Shqiptare e Operatorëve Turistik dhe Bashkimi e Industrialistëve.

Continue reading Kreu i KASH, merr pjesë në takimin e organizuar nga Ministrja Qato me organizatat e biznesit

Tregu i kafshëve të gjalla në Qukës, i rrezikshëm për njerëzit, aq sa shtëpitë publike pa kontroll

QukesTregu i Qukësit në bashkinë e Përrenjasit është jashtë çdo standardi shërbimi apo higjieno – sanitar, duke rrezikuar edhe shëndetin e njerëzve nga përhapja e sëmundjeve zoonotike. Madje, eksperti Edi Fero, ish-Drejtor i Shërbimit Veterinar në Ministrinë e Bujqësisë shkon edhe më tej. Continue reading Tregu i kafshëve të gjalla në Qukës, i rrezikshëm për njerëzit, aq sa shtëpitë publike pa kontroll

Udhëzues për Biznesin e Vogël në TVSH, ku duhet të tregohet kujdes

KashDuke filluar nga data 1 prill 2018 kanë hyrë në fuqi ndryshimet ligjore në lidhje me Tatimin mbi Vlerën e Shtuar. Administrata Tatimore per bizneset mbi 2.000.000 Lek Xhiro vjetore i ka regjistruar automatikisht në skemën e TVSH-së dhe udhëzohet të ndiqen me kujdes hapat sqarues të mëposhtëm: Continue reading Udhëzues për Biznesin e Vogël në TVSH, ku duhet të tregohet kujdes

Kryetari i KASH, Agim Rrapaj, evidenton problematikat që pengojnë konkurueshmërinë e prodhimeve bujqësore shqiptare

20180404_104754Kryetari i Këshillit të Agrobiznesit Shqiptar, Agim Rrapaj, në një intervistë për TV Scan ka folur mbi problematikat që rëndojnë mbi prodhuesit shqiptarë dhe pengesat për të qënë të konkurueshëm. Në lidhje me tarifën prej 5 eurosh të vendosur së fundmi nga qeveria në Rrugën e Kombit, kreu i Këshillit të Agrobiznesit Shqiptar u shpreh se kjo taksë në situatën e sotme që është bujqësia do të rëndojë mbi Continue reading Kryetari i KASH, Agim Rrapaj, evidenton problematikat që pengojnë konkurueshmërinë e prodhimeve bujqësore shqiptare

KASH përshëndet vendimin për shtyrjen e afatit të aplikimit në subvencione

BujqesiaAplikimi i fermerëve për subvencione në bujqësi do të shtyhet deri më datën 27 prill 2018. Konkretisht nga shtyrja e afatit do të përfitojnë investimet në sera diellore, ambiente grumbullimi dhe ruajtëse frigoriferike, linja përpunimi, seleksionimi, paketimi, ndërtimi i thertoreve, i pikave të reja të grumbullimit të qumështit etj. Continue reading KASH përshëndet vendimin për shtyrjen e afatit të aplikimit në subvencione

Këshilli i Agrobiznesit Shqiptar