Tregu i kafshëve në Milot, si në vitin 1920/ Bashkia në gjumë ndërsa konsumatori në rrezik

PamjeTregu i kafshëve të gjalla në Milot, i njohur prej shumë vitesh, mbetet një nga problematikët ndër 33 tregjet e tilla në të gjithë vendin. Megjithëse është ndër më të vjetrit në vend, ku prej një shekulli aty tregtohen kafshë, edhe sot nuk plotëson asnjë nga kushtet higjeno-sanitare të mundshme, ndërkohë që per të menduar për sistemin e regjistrimit të hyrje-daljes së kafshëve, është dicka e paimagjinueshme. Continue reading Tregu i kafshëve në Milot, si në vitin 1920/ Bashkia në gjumë ndërsa konsumatori në rrezik

Rruga drejt një ferme

LMe një shtrirje të gjerë  në  rrethin e Fierit është i mirënjohuri  FED invest me tetë degët e tij në këtë rajon, që tashmë propozon shërbime pagesash, jep më shumë kredi dhe më shumë depozita. Ka shumë të njohur e të ditur që në teritore të ndryshëm  në Fier ndihen të mbështetur për zhvillimet e punës. Kudo që njeh nuk i largohesh të thënës për njohjen e tyre me anëtarësimin në FED invest, që mbulon pothuajse të gjithë zonën rurale të rrethit Fier, duke plotësuar dhe faktin se në vitin e kaluar u hap dega e re në Levan, degë që plotëson standartet dhe është një degë model. Si bujqësia, blektoria apo edhe më tej në zhvillim i gjen natyrshëm, ku  në  pjesë të caktuar i do.    Continue reading Rruga drejt një ferme

KASH në takimin e tretë të Komitetit të Monitorimit IPARD II

PHOTOTitullarë të Këshillit të Agrobiznesi Shqiptar, morën pjesë sot në takimin e tretë te Komitetit të Monitorimit të Programit IPARD –II, si një institucion i rëndësishëm vendimarrës për investimet në zonat rurale. Në fokus të këtij takimi ishin sfidat që i paraqiten shtetit shqiptar, në rrugën e gjatë për intergrimin e vendit në familjen e madhe europiane. Continue reading KASH në takimin e tretë të Komitetit të Monitorimit IPARD II

KASH në tryezën sektoriale mbi problematikat dhe standardet në infastrukturë

infrastruktureNë kuadër të reformës së derregullimit, Këshilli i Agrobiznesit Shqiptar, ishte i pranishëm në ditën e sotme në tryezën e rrumbullakët të diskutimit mbi zgjidhjen e disa problemeve në infrastrukturë. Tryeza u organizua në ambientet e Kryeministrisë nga Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Sonila Qato. Continue reading KASH në tryezën sektoriale mbi problematikat dhe standardet në infastrukturë

Tregu i kafshëve të gjalla në Rrogozhinë, burim i infektimit të njerëzve nga sëmundjet zoonotike

photo 2Më mijëra krerë kafshë tregtohen çdo javë në mbarë vendin, në kushte të papërshtatshme higjeno – sanitare, duke cënuar sigurinë ushqimore apo duke u bërë shkak për përhapjen e sëmundjeve zoonotike. Tregu i kafshëve në Rrogozhinë është një ndër tregjet me kushtet më të këqia për tregtimin e kafshëve të gjalla i cili funksionon prej 25 vitesh. Ky treg hapet ҫdo të shtunë, ku njerëz me kamionë e mjete të ndryshme grumbullohen poshte urës së Rrogozhinës dhe tregtojnë bagëti, madje edhe i therin ato. Continue reading Tregu i kafshëve të gjalla në Rrogozhinë, burim i infektimit të njerëzve nga sëmundjet zoonotike

KASH në tryezën sektoriale mbi ekonominë për problematikat në sektorin fiskal

QatoKreu i Këshillit Agrobiznesit Shqiptar, Agim Rrapaj, ishte i pranishëm ditën e sotme në tryezën e diskutimit të organizuar në Tiranë nga Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Sonila Qato me përfaqësues të Bashkimit Prodhuesve Shqiptarë, Forumin Kombëtar të Biznesit, Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë si dhe shoqata të ndryshme.  Continue reading KASH në tryezën sektoriale mbi ekonominë për problematikat në sektorin fiskal

Mbështetje për gratë fermere në Elbasan

BukurieTregu i bimëve mjekësore dhe aromatike në Shqipëri ka njohur një rritje të konsiderueshme vitet e fundit. Vlera e eksporteve arriti në 3.9 miliardë lekë gjate vitit 2016, nga rreth 2.1 miliardë milionë lekë në vitin 2008 sipas të dhënave të INSTAT. Ky sektor gjithashtu siguron të ardhura për mijëra familje të cilat mbledhin bimë të egra, kultivojnë bimë mjekësore dhe aromatike, i pastrojnë apo grumbullojnë ato. Sipas vlerësimeve më të fundit mbi 100,000 familje janë përfshirë në këtë sektor. Ndërsa në disa zona të vecanta të vendit si në veri të vendit bimët mjekësore zënë rreth 35% të të ardhurave familjare. Continue reading Mbështetje për gratë fermere në Elbasan

Kryetari i KASH, Agim Rrapaj, parashtron alternativat për përthithjen e fondeve nga skemat e disbursimit

1-1Kryetari i Këshillit Agrobiznesit Shqiptar, Agim Rrapaj, në një intervistë per Tv Scan, ka evidentuar strategjitë për përfitimin nga skemat e disbursimit dhe vështirësitë që hasin fermerët për të përthithur këto fonde.  Vetëm 10% e fermerëve plotësojnë kriteret e aplikimit, pasi 90% e fermave janë të paformalizuara. Skema e disbursimit do të mbështesë ata sektor që janë më efiҫent. Zoti Rrapaj theksoi se në kushtet e sotme që është bujqësia, kriteret që duhen plotësuar për të aplikuar janë të vështira për t’u arritur, për këtë kërkohet ngritja e një pakti kombëtar me bashkëpunimin e të gjithë aktorëve që kanë një rol në këtë fushë.

(Intervista e plotë) Continue reading Kryetari i KASH, Agim Rrapaj, parashtron alternativat për përthithjen e fondeve nga skemat e disbursimit

KASH njofton të gjithë fermerët dhe agrobiznesin se ofron asistencë teknike dhe këshillim për të aplikuar në skemat e subvencionit

Këshilli i Agrobiznesit Shqiptar njofton të gjithë fermerët dhe agrobiznesin se ofron asistencë teknike dhe këshillim për të aplikuar në skemat e subvencionit.

 skema

Kanë mbetur vetëm dy javë kohë nga afati i fundit për të aplikuar në skemat kombëtare të subvencionit. Këshilli i  Agrobiznesit Shqiptar, i ofron ndihmë ҫdo fermeri për të aplikuar dhe për të përfituar nga skemat financiare të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.  Aplikimet bëhen pranë agropikave të Zyrave Rajonale të Bujqësisë deri më datë 28 mars.

cropped-Skema-e-Anetareve-te-KASH-NEW-Anglisht-2015-2.jpg

Këshilli i Agrobiznesit Shqiptar