Category Archives: Aktualitet

KASH në takimin e tretë të Komitetit të Monitorimit IPARD II

PHOTOTitullarë të Këshillit të Agrobiznesi Shqiptar, morën pjesë sot në takimin e tretë te Komitetit të Monitorimit të Programit IPARD –II, si një institucion i rëndësishëm vendimarrës për investimet në zonat rurale. Në fokus të këtij takimi ishin sfidat që i paraqiten shtetit shqiptar, në rrugën e gjatë për intergrimin e vendit në familjen e madhe europiane. Continue reading KASH në takimin e tretë të Komitetit të Monitorimit IPARD II

KASH në tryezën sektoriale mbi problematikat dhe standardet në infastrukturë

infrastruktureNë kuadër të reformës së derregullimit, Këshilli i Agrobiznesit Shqiptar, ishte i pranishëm në ditën e sotme në tryezën e rrumbullakët të diskutimit mbi zgjidhjen e disa problemeve në infrastrukturë. Tryeza u organizua në ambientet e Kryeministrisë nga Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Sonila Qato. Continue reading KASH në tryezën sektoriale mbi problematikat dhe standardet në infastrukturë

Tregu i kafshëve të gjalla në Rrogozhinë, burim i infektimit të njerëzve nga sëmundjet zoonotike

photo 2Më mijëra krerë kafshë tregtohen çdo javë në mbarë vendin, në kushte të papërshtatshme higjeno – sanitare, duke cënuar sigurinë ushqimore apo duke u bërë shkak për përhapjen e sëmundjeve zoonotike. Tregu i kafshëve në Rrogozhinë është një ndër tregjet me kushtet më të këqia për tregtimin e kafshëve të gjalla i cili funksionon prej 25 vitesh. Ky treg hapet ҫdo të shtunë, ku njerëz me kamionë e mjete të ndryshme grumbullohen poshte urës së Rrogozhinës dhe tregtojnë bagëti, madje edhe i therin ato. Continue reading Tregu i kafshëve të gjalla në Rrogozhinë, burim i infektimit të njerëzve nga sëmundjet zoonotike

Mbështetje për gratë fermere në Elbasan

BukurieTregu i bimëve mjekësore dhe aromatike në Shqipëri ka njohur një rritje të konsiderueshme vitet e fundit. Vlera e eksporteve arriti në 3.9 miliardë lekë gjate vitit 2016, nga rreth 2.1 miliardë milionë lekë në vitin 2008 sipas të dhënave të INSTAT. Ky sektor gjithashtu siguron të ardhura për mijëra familje të cilat mbledhin bimë të egra, kultivojnë bimë mjekësore dhe aromatike, i pastrojnë apo grumbullojnë ato. Sipas vlerësimeve më të fundit mbi 100,000 familje janë përfshirë në këtë sektor. Ndërsa në disa zona të vecanta të vendit si në veri të vendit bimët mjekësore zënë rreth 35% të të ardhurave familjare. Continue reading Mbështetje për gratë fermere në Elbasan

Kryetari i KASH, Agim Rrapaj, parashtron alternativat për përthithjen e fondeve nga skemat e disbursimit

1-1Kryetari i Këshillit Agrobiznesit Shqiptar, Agim Rrapaj, në një intervistë per Tv Scan, ka evidentuar strategjitë për përfitimin nga skemat e disbursimit dhe vështirësitë që hasin fermerët për të përthithur këto fonde.  Vetëm 10% e fermerëve plotësojnë kriteret e aplikimit, pasi 90% e fermave janë të paformalizuara. Skema e disbursimit do të mbështesë ata sektor që janë më efiҫent. Zoti Rrapaj theksoi se në kushtet e sotme që është bujqësia, kriteret që duhen plotësuar për të aplikuar janë të vështira për t’u arritur, për këtë kërkohet ngritja e një pakti kombëtar me bashkëpunimin e të gjithë aktorëve që kanë një rol në këtë fushë.

(Intervista e plotë) Continue reading Kryetari i KASH, Agim Rrapaj, parashtron alternativat për përthithjen e fondeve nga skemat e disbursimit

KASH merr pjesë në “Forumin e Përbashkët të Prodhuesve Shqiptarë”

PhotoSot, kryetari i Këshillit të Agrobiznesit Shqiptar, Agim Rrapaj, mori pjesë në “Forumin e Përbashkët të Prodhuesve Shqiptarë”, organizuar nga Presidenti i Republikës, në Tiranë. Ky forum është krijuar si një “platformë lobimi” për promovimin e produkteve shqiptare, përfaqësuar nga Dhomat e Tregtisë së Shqipërisë, të Kosovës dhe Maqedonisë. Continue reading KASH merr pjesë në “Forumin e Përbashkët të Prodhuesve Shqiptarë”

Skema e subvencioneve në bujqësi, Rrapaj: Kemi eksperiencë jo pozitive, mund të dështojnë

oraa Skema e qeverisë që fton fermerët të aplikojnë për fonde mbështetëse, mund të dështojë pasi dokumenti i vetëm që kërkohet nga fermerët, pajisja me NIPT, nuk plotësohet nga rreth 90 për qind  e tyre. Eskpertët e agrobiznesit sqarojnë, se së pari duhen inkurajuar fermerët të legalizohen, duke i orientuar ata. Continue reading Skema e subvencioneve në bujqësi, Rrapaj: Kemi eksperiencë jo pozitive, mund të dështojnë