Kryetari i KASH, Agim Rrapaj, parashtron alternativat për përthithjen e fondeve nga skemat e disbursimit

1-1Kryetari i Këshillit Agrobiznesit Shqiptar, Agim Rrapaj, në një intervistë per Tv Scan, ka evidentuar strategjitë për përfitimin nga skemat e disbursimit dhe vështirësitë që hasin fermerët për të përthithur këto fonde.  Vetëm 10% e fermerëve plotësojnë kriteret e aplikimit, pasi 90% e fermave janë të paformalizuara. Skema e disbursimit do të mbështesë ata sektor që janë më efiҫent. Zoti Rrapaj theksoi se në kushtet e sotme që është bujqësia, kriteret që duhen plotësuar për të aplikuar janë të vështira për t’u arritur, për këtë kërkohet ngritja e një pakti kombëtar me bashkëpunimin e të gjithë aktorëve që kanë një rol në këtë fushë.

(Intervista e plotë) Continue reading Kryetari i KASH, Agim Rrapaj, parashtron alternativat për përthithjen e fondeve nga skemat e disbursimit

KASH njofton të gjithë fermerët dhe agrobiznesin se ofron asistencë teknike dhe këshillim për të aplikuar në skemat e subvencionit

Këshilli i Agrobiznesit Shqiptar njofton të gjithë fermerët dhe agrobiznesin se ofron asistencë teknike dhe këshillim për të aplikuar në skemat e subvencionit.

 skema

Kanë mbetur vetëm dy javë kohë nga afati i fundit për të aplikuar në skemat kombëtare të subvencionit. Këshilli i  Agrobiznesit Shqiptar, i ofron ndihmë ҫdo fermeri për të aplikuar dhe për të përfituar nga skemat financiare të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.  Aplikimet bëhen pranë agropikave të Zyrave Rajonale të Bujqësisë deri më datë 28 mars.

cropped-Skema-e-Anetareve-te-KASH-NEW-Anglisht-2015-2.jpg

KASH merr pjesë në “Forumin e Përbashkët të Prodhuesve Shqiptarë”

PhotoSot, kryetari i Këshillit të Agrobiznesit Shqiptar, Agim Rrapaj, mori pjesë në “Forumin e Përbashkët të Prodhuesve Shqiptarë”, organizuar nga Presidenti i Republikës, në Tiranë. Ky forum është krijuar si një “platformë lobimi” për promovimin e produkteve shqiptare, përfaqësuar nga Dhomat e Tregtisë së Shqipërisë, të Kosovës dhe Maqedonisë. Continue reading KASH merr pjesë në “Forumin e Përbashkët të Prodhuesve Shqiptarë”

Skema e subvencioneve në bujqësi, Rrapaj: Kemi eksperiencë jo pozitive, mund të dështojnë

oraa Skema e qeverisë që fton fermerët të aplikojnë për fonde mbështetëse, mund të dështojë pasi dokumenti i vetëm që kërkohet nga fermerët, pajisja me NIPT, nuk plotësohet nga rreth 90 për qind  e tyre. Eskpertët e agrobiznesit sqarojnë, se së pari duhen inkurajuar fermerët të legalizohen, duke i orientuar ata. Continue reading Skema e subvencioneve në bujqësi, Rrapaj: Kemi eksperiencë jo pozitive, mund të dështojnë

Këshilli i Agrobiznesit Shqiptar, në selinë e Parlamentit Europian në Bruksel, merr pjesë në takimin e dytë të forumit Euro – Mesdhetar (EURO + MED) “Për zhvillimin e Bujqësisë Sociale dhe Agrobiznesit”

brukselNë datën 09 janar 2018, në selinë e Parlamentit Europian në Bruksel, me pjesëmarjen dhe nën kujdesin Zv/Presidentit Z. David Sassolo, u mbajt takimi i dytë i Forumit(EURO + MED).
Nga pala Shqiptare përveç KASH në këtë forum morën pjesë edhe Shoqata e Prodhuesve Shqiptarë, Enti Kombëtar Rural, u evidentuan potencialet e mëdha që ka Shqipëria për zhvillimin  e bujqësisë sociale dhe Agrobiznesit. Continue reading Këshilli i Agrobiznesit Shqiptar, në selinë e Parlamentit Europian në Bruksel, merr pjesë në takimin e dytë të forumit Euro – Mesdhetar (EURO + MED) “Për zhvillimin e Bujqësisë Sociale dhe Agrobiznesit”

Rrapaj:Importi zbeh prodhimin vendas

 frutaPrej vitesh, krahas importit të produkteve që mungojnë në vend, është vënë re rritje e importit të produkteve, prodhimi  të cilave në vend është tejet i lartë. Referuar shifrave zyrtare të Ministrisë së Bujqësisë, mund të vëmë re se ndër produktet bujqësore më të importuara gjatë vitit që lamë pas, kanë qenë kategoria: mollë, dardhë dhe ftonj të freskët  15.567 ton; Patate të freskëta apo të ftohta  17.220 ton; Agrume të freskëta apo të thara 19.889 ton, por edhe perime të ndryshme. Ekspertët e bujqësisë shpjegojnë se pse ndodh ky paradoks, që më së shumti lidhet me shkaqe ekonomike. Continue reading Rrapaj:Importi zbeh prodhimin vendas

Këshilli i Agrobiznesit Shqiptar